Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gara për kreun e PD, Ristani sulmon Bashën: Mbajti demokratët në opozitë

2021/06/10 at 8:10 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gara për kreun e PD, Ristani sulmon Bashën: Mbajti demokratët në opozitë

Ish-sekretari i përgjithshëm i PD, Arben Ristani është ndalur në fushatën që kryetari në detyrë i PD, Lulzim Basha po zhvillon për tu rizgjedhur në krye të selisë blu.


Ristan thotë përmes një postimi në rrjetet sociale se një PD demokratike dhe që respekton statutin e saj do ishte shembull për çdo organizatë tjetër politike, shtetërore apo të shoqerisë civile.

Sipas Ristanit, gara për kryetar e PD-së po zhvillohet pa modalitetin e garës, të përcaktuara në rregulloren e brendshme të PD,  e cila duhet të ishte miratuar nga Këshilli Kombëtar i partisë.

Më tej, ai thekson se shkeljet e ligjit dhe statutit të partisë kanë ndodhur vetëm prej drejtimit të kësaj partie nga Basha, i cili i mbajti demokratët në opozitë.

Postimi i Ristanit

Gara blic per zgjedhjen e kryetarit te PD po i afrohet fundit.

Me te drejte ne retoriken e tij gjate ketyre diteve, kyetari ne detyre i PD thote:

“Misioni yne nuk eshte nje mision vetesherbyes.

Ne nuk kemi lindur si parti per te marre pushtetin me cdo kusht e me cdo cmim, si kundershtari yne.

Misioni yne eshte te kthejme legjitimitetin dhe demokracine ne vend”

Po kaq drejt do kish vepruar z.Basha, sikur te kish vendosur edhe veprimtarine brenda partise, ne legjetimitet dhe demokracia e brendeshme te funksiononte realisht.

Nje PD demokratike dhe qe respekton statutin e saj do ishte shembull per cdo organizate tjeter politike, shteterore apo te shoqerise civile.

Nje kryetar qe drejton nje parti te tille, do gezonte respekt edhe pertej partise, do i kishte peshe fjala dhe do e besonte jo vetem partia e tij, por edhe populli.

Me shume keqardhje po e perseris, se gara per kryetar te PD po zhvillohet pa modalitetet e gares, te percaktuara ne rregulloren e breneshme te PD, e cila duhet te ishte miratuar nga Keshilli Kombetar i partise, si parashikohet ne nenet 50 dhe 51 te statutit te partise.

Jane perjashtuar nga gara per kryetar, me vendim te kryesise se partise, disa individe, por askuj nuk i eshte bere me dije, shkaku i perjashtimit nga gara, sepse nuk ka nje vendim te shkruar per kete.

Ne kete rast eshte shkelur parimi i transparences ne vendimmarrje dhe e drejta per tu zgjedhur, duke shkelur keshtu nenet 9 dhe 10 te statutit te PD.

Te gjithe anetareve te PD, prej vitesh nen drejtimin e z.Basha, u eshte mohuar e drejta elementare dhe njekohesisht themelore e demokracise, per tu ankuar ndaj shkeljeve te statutit. Kjo sepse ne PD nuk eshte ngritur Komisioni i Apelit ashtu si parashikon neni 66 i statutit te partise.

Per me teper dhe paligjshmeria me e madhe, cdo ndryshim qe statuti i partise ka patur nder vite, nen drejtimin e z.Basha, nuk eshte regjistruar ne rregjistrin e partive politike, me vendim gjyqesor, ashtu si parashikon neni 14 i ligjit Per Partite Politike.

Nese vertet gara per kryetar te PD, nuk ndjek misionin vetsherbyes te z.Basha.

Nese gara per kryetar te PD nuk ka si mision pushtetin brenda PD me cdo kusht dhe me cdo cmim.

Nese gara per kryetar te PD do kishte si mision reflektimin e legjetimitetit dhe demokracise.

Shkeljet e mesiperme te ligjit dhe statutit te partise nuk do kishin ndodhur kurre, madje, me nje lider te vertete, qe udheheq mbi parime, frymezon me veprime dhe di te mbaje pergjegjesi, demokratet nuk do vuanin 12 vjet ne opozite me qeverine me te korruptuar ne rajon e me gjere.

Etiketa: arben ristanilulzim bashaPDzgjedhjet


Ju sugjerojmë

Shisnin drogë/ Goditet grupi në Tiranë, dy të arrestuar
Kronikë

Shisnin drogë/ Goditet grupi në Tiranë, dy të arrestuar

6 Shkurt, 2026 8:57 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

6 Shkurt, 2026 8:55 am
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

6 Shkurt, 2026 8:54 am
“Cristiano Ronaldo nuk do të luajë ndaj Al Ittihad”
Sport

“Cristiano Ronaldo nuk do të luajë ndaj Al Ittihad”

5 Shkurt, 2026 10:36 pm
Rexhaj për skandalin Epstein: Kanë dorë shërbimet sekrete ruse
-U tha në Opinion

Rexhaj për skandalin Epstein: Kanë dorë shërbimet sekrete ruse

5 Shkurt, 2026 10:01 pm
Gazetarja: Në 4 vite u transportuan mbetje të rrezikshme nga kompani pa certifikatë
-U tha në Opinion

Gazetarja: Në 4 vite u transportuan mbetje të rrezikshme nga kompani pa certifikatë

5 Shkurt, 2026 9:32 pm
Berisha nga Njësia 7: Qeveri teknike, ose përballje me qeverinë
Kryesore

Berisha nga Njësia 7: Qeveri teknike, ose përballje me qeverinë

5 Shkurt, 2026 8:47 pm
Monopatinat, Ministrja e Brendshme: Ndalimi i qarkullimit mbetet në fuqi
Aktualitet

Monopatinat, Ministrja e Brendshme: Ndalimi i qarkullimit mbetet në fuqi

5 Shkurt, 2026 8:45 pm
“Stuhia” Epstein mund të rrëzojë një udhëheqës botëror, por nuk është Trump
Bota

“Stuhia” Epstein mund të rrëzojë një udhëheqës botëror, por nuk është Trump

5 Shkurt, 2026 6:42 pm
Negociata me Putinin? Zelensky: E pamundur të bësh kompromis me një gënjeshtar
Bota

Ukraina dhe Rusia do të shkëmbejnë 314 të burgosur

5 Shkurt, 2026 5:23 pm
Para
19-vjeçari e përplasi me makinë në trotuar, e reja humbet njërën këmbë

19-vjeçari e përplasi me makinë në trotuar, e reja humbet njërën këmbë

SHBA konfirmon blerjen dhe dhurimin e 500 milionë vaksinave

SHBA konfirmon blerjen dhe dhurimin e 500 milionë vaksinave

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Ndiqni live emisionin “Opinion”
















TE FUNDIT

Shisnin drogë/ Goditet grupi në Tiranë, dy të arrestuar

Shisnin drogë/ Goditet grupi në Tiranë, dy të arrestuar
6 Shkurt, 2026

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë dy persona, banues në Tiranë. Ata kishin përshtatur një ambient në banesën e...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
6 Shkurt, 2026

Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare...

Lexo më shumë

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
6 Shkurt, 2026

Dashi Sot ndjeni një energji të re që ju shtyn të përballeni me vendosmëri me çështje që kanë mbetur pezull....

Lexo më shumë

“Cristiano Ronaldo nuk do të luajë ndaj Al Ittihad”

“Cristiano Ronaldo nuk do të luajë ndaj Al Ittihad”
5 Shkurt, 2026

Pavarësisht se u kthye në stërvitje me Al Nassr, ylli portugez i futbollit duket se po e vijon protestën e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com