Aktualitet

Gara për hetues të BKH-së, përfundon procesi i deklarimit të pasurisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:30 - 30/11/20 |
Opi Nion

Ka përfunduar procesi i deklarimit të pasurisë për 35 kandidatët e kualifikuar si agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Kandidatët kanë dorëzuar deklaratat me e-mail komisionit të BKH-së. Anëtarët e komisionit do të verifikojnë pasuritë e tyre dhe të familjarëve të tyre.

Në vijim kandidatët e kualifikuar do t’i nënshtrohen testit të poligrafit, që do bëhet nga anëtarë të SHÇBA-së, kreu i SPAK-ut dhe anëtarët e komisionit.

653 aplikantë nisën garën për 60 vende të BKH-së, por vetëm 35 kandidatë kanë mbetur në garë deri tani.

Bëhet me dije se për plotësimin e vakancave të BKH-së, gara pritet që të rihapet sërish në fillim të vitit 2021./Opinion.al

Pas