Këta janë kandidatët që kanë garuar pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, për një vend në Gjykatën e Lartë.
Gara e çelur më 9 korrik 2019 u mbyll ditën e djeshme dhe sot është zbardhur lista e plotë me 21 kandidatët, jo gjyqtarë për Gjykatën e Lartë.
KLGJ-ja pritet që të bëjë renditjen e më të vlerësuarve dhe më pas të emërojë emrat e parë në gjykatën e Lartë duke sjellë dhe zhbllokimin e këtij ngërçi.
Si Kushtetuesja edhe Gjykata e Lartë është në ngërç pasi nga vettingu mbetën vetëm dy anëtarë, ndërsa të tjerët u përjashtuan.
Lista e plotë e kandidatëve jo gjyqtarë për Gjykatën e Lartë: Sergjio Mazreku; Ndue Pjetra; Ergys Misha; Jetmira Rragami; Aldona Sulaj; Jordan Daci; Lindita Troja; Alma Loci; Hermina Albunesa; Rezarta Melo; Agron Lamaj; Ervin Pupe; Theodhor Sollaku; Irena Nino; Vjosa Bodo; Shaqir Hasanaj; Kestrin Kato; Sokol Sadushaj; Ilir Panda; Ardita Buna; Anton Lleshaj/ Opinion.al