Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gara për Forumin e Gruas, Pampuri: Prej 8 vitesh kryetares i ka skaduar mandati

2021/11/06 at 10:24 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gara për Forumin e Gruas, Pampuri: Prej 8 vitesh kryetares i ka skaduar mandati

Deputetja e PD, Orjola Pampuri, ka një qëndrinm të kundërt me kryetaren  e Lidhjes së Gruas në Partinë Demokratike, Albana Vokshi lidhur me zgjedhjet në Lidhjen Demokratike të Gruas së Shqipërisë.

Në një reagim në rrjetet sociale teksa e ka cilësuar këtë strukturë si ineksiztente Pampuri, është shprehur se në vendimin e kreut të PD Lulzim Basha për të nisur një proces zgjedhor në Lidhjen Demokratike të Gruas së Shqipërisë nuk ka azgjë antidemokratike.

“Nuk ka asgjë antidemokratike në vendimin e Kryetarit Basha për të zgjedhur Kryetaren e re të LDG dhe strukturat inekzistente drejtuese të Lidhjes. Zgjedhja e kryetares së LDG-së me parimin “një anëtar, një votë” është një lajm i mirë për të gjitha gratë dhe vajzat demokrate, që besojnë tek PD dhe duan të japin kontributin e tyre.

Zonja Albana Vokshi është emëruar në ketë detyrë që në vitin 2009 nga Kryetari i PD, pa garë. Mandati i saj ka skaduar prej të paktën 8 vitesh dhe askush nuk mund të pretendojë për legjitimitetet apo demokraci në drejtimin e LDG. Shumë pak e dinë, por LDG nuk ka patur në 12 vjet asnjë strukturë përveç Kryetares me mandat të skaduar. Zonja Vokshi nuk e miratoi kurrë statutin e LDG, siç e urdhëron Statuti i Partisë, nuk hapi kurrë garë për asnjë strukturë drejtuese të Lidhjes. Nën drejtimin e znj. Albana Vokshit, LDG nuk ka patur as Sekretare të Përgjithshme, as Nënkryetare, as Kryesi, as Këshill Kombëtar. Ky mund të jetë akti më antidemokratik që mund të bëhet ndaj një forumi politik.

Pas procesit të nisur sot nga Kryetari Basha do të sigurohet zbatimi korrekt i statutit të PD, në mënyrë që organizimi i LDG të jetë i ngjashëm me atë të PDSH. Për këtë arsye, Kryesia e PD do duhet të miratojë edhe Statutin për funksionimin demokratik të LDG për t’i dhënë fund praktikës antidemokratike të uzurpimit të Kryetares së Lidhjes për 12 vjet, pa votë.Suksese zonjave demokrate në këtë proces të rëndësishëm demokratik, që ndodh për herë të parë në Shqipëri dhe që do të jetë modeli më i mirë për përfaqësimin dinjitoz të grave dhe vajzave”, shkruan Pampuri.

Më herët, deputetja e PD dhe njëkohësisht kryetarja e Lidhjes së Gruas në Partinë Demokratike, Albana Vokshi, në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, është shprehur se vendimi i kreut të PD Lulzim Basha për të nisur një proces zgjedhor në Lidhjen Demokratike të Gruas së Shqipërisë “është arbitrar, uzurpues dhe i bërë në mënyrë qesharake me telefonatë”./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Anëtarët e PS në Komisionet e Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale
Kryesore

Anëtarët e PS në Komisionet e Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale

29 Tetor, 2025 1:33 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

“Jeni në hetim për krime kibernetike”, Policia reagon për email-et e rreme

29 Tetor, 2025 12:43 pm
Lëvizje të shumta në radhët e Policisë së Shtetit, të gjitha transferimet
Aktualitet

Lëvizje të shumta në radhët e Policisë së Shtetit, të gjitha transferimet

29 Tetor, 2025 11:35 am
Zbulohet furgoni me armatim në qendër të Tiranës
Kronikë

Zbulohet furgoni me armatim në qendër të Tiranës

29 Tetor, 2025 11:04 am
Gaza/ 50 të vrarë nga sulmet e Izraelit gjatë natës, mes tyre 22 fëmijë
Bota

Gaza/ 50 të vrarë nga sulmet e Izraelit gjatë natës, mes tyre 22 fëmijë

29 Tetor, 2025 10:56 am
Luftua në Ukrainë/ Pse në Rusi po ulen shpërblimet për ushtarët?
Bota

Luftua në Ukrainë/ Pse në Rusi po ulen shpërblimet për ushtarët?

29 Tetor, 2025 10:36 am
Emrat/ Tjetërsimi i pronave në Lezhë, lëshohen urdhër-arreste
Kronikë

Emrat/ Tjetërsimi i pronave në Lezhë, lëshohen urdhër-arreste

29 Tetor, 2025 9:31 am
Shpërthim me tritol në Shkodër, gjendet një makinë e djegur në Dragoç
Kronikë

Shkodër/U plagos pas shpërthimit me tritol, inspektori i Tatimeve: Nuk kam konflikte

29 Tetor, 2025 9:26 am
Gjermani/ Nivel i lartë kërcënimi nga krimi i organizuar
Bota

Gjermani/ Nivel i lartë kërcënimi nga krimi i organizuar

29 Tetor, 2025 9:03 am
Tjetërsimi i pronave në Lezhë, lëshohen 10 urdhër-arreste
Kronikë

Tjetërsimi i pronave në Lezhë, lëshohen 10 urdhër-arreste

29 Tetor, 2025 9:01 am
Para
Kryetarja e Forumit të Gruas në PPE-Bashës: Shmang çdo ndërhyrje të dëmshme

Kryetarja e Forumit të Gruas në PPE-Bashës: Shmang çdo ndërhyrje të dëmshme

Goditet një grup i trafikut të lëndëve narkotike, i përfshirë dhe një avokat

Goditet një grup i trafikut të lëndëve narkotike, i përfshirë dhe një avokat

“Në mes të Tiranës kërcet arma”, PD: Droga e përhapur më shumë se çamçakëzi

"Në mes të Tiranës kërcet arma", PD: Droga e përhapur më shumë se çamçakëzi

TE FUNDIT

Anëtarët e PS në Komisionet e Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale

Anëtarët e PS në Komisionet e Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale
29 Tetor, 2025

Partia Socialiste ka bërë publike listat e reja të anëtarëve të Komisioneve për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale. Në krye...

Lexo më shumë

“Jeni në hetim për krime kibernetike”, Policia reagon për email-et e rreme

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
29 Tetor, 2025

Policia e Shtetit bën me dije se disa shtetas ende të paidentifikuar kanë krijuar adresë elektronike të rremë (email) me...

Lexo më shumë

Lëvizje të shumta në radhët e Policisë së Shtetit, të gjitha transferimet

Lëvizje të shumta në radhët e Policisë së Shtetit, të gjitha transferimet
29 Tetor, 2025

Policia e Shtetit ka bërë ndryshime të rëndësishme në disa komisariate të vendit, duke emëruar dhe transferuar disa drejtues në...

Lexo më shumë

Zbulohet furgoni me armatim në qendër të Tiranës

Zbulohet furgoni me armatim në qendër të Tiranës
29 Tetor, 2025

Një sasi e madhe armatimi është zbuluar nga forcat e policisë të komisariatit nr.2 në një zonë shumë pranë qendrës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com