Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gara për Drejtorin e Policisë, VanHorn në Ministrinë e Brendshme

2026/03/24 at 12:36 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gara për Drejtorin e Policisë, VanHorn në Ministrinë e Brendshme

E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Nancy VanHorn, është parë të hyjë në ambientet e Ministrisë së Brendshme këtë të martë. Ajo është pritur nga ministri Besfort Lamallari.


Vizita përkon me zhvillimin e garës për zgjedhjen e Drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Seancat dëgjimore me kandidatët do të ndiqen nga misionet partnere pranë Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, ICITAP dhe EU4LEA, në rolin e vëzhguesit të procesit. Përveç SHBA, do të ketë edhe përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Europian.

Më herët, Lamallari është takuar me kryeministrin Edi Rama, në ambientet e Vilës 30 në Tiranë. Mësohet se do të ketë takime gjatë gjithë javës, ku ministrat dhe drejtorët do të raportojnë për punën e tyre.

Kush do të drejtojë Policinë?

Zhvillohet sot konkursi për përzgjedhjen e drejtorit të ri të përgjithshëm të policisë së Shtetit. Duke nisur nga ora 9 e 30 do të nisin edhe seancat dëgjimore me të 14 kandidatët te Ministria e Brendshme të cilët do të shpalosin platformën e tyre për drejtimin e Policisë së Shtetit. Çdo kandidat ka 20 minuta kohë për të shpalosur platformën e tij dhe më pas komisioni i posaçëm do t’i bëjë edhe pyetje.

Komisioni përbëhet nga kryetari, një zv.ministër i Brendshëm dhe nga dy anëtarë, sekretarja e përgjithshme ministrisë dhe drejtori i AMP. Kandidatët do të paraqiten sipas rendit alfabetik. Në total vlerësimi i tyre ka 100 pikë. Ku vlerësimi profesional ka 30 pikë maksimale, vlerësim moral dhe integriteti ka 10 pikë, vlerësimi organizativ dhe drejtues ka 50 pikë dhe element shtesë në vlerësim si gjuhët e huaja dhe titujt akademikë kanë 10 pikë.

Në fund të këtij procesi, brenda 48 orëve, pra deri më datë 26 mars, Komisioni i Posaçëm do t’i dorëzojë në bazë të ligjit Ministrit të Brendshëm listën me 5 kandidatët më të vlerësuar. Më pas Ministri i Brendshëm do t’i përcjellë Këshillit të Ministrave emrin e kandidatit më të vlerësuar dhe vendimi i Qeverisë për miratimin e emrit do të merret në mbledhje qeverie.

Në garën për kryepolic garojnë 14 drejtues, emra të njohur në polici si Pëllumb Seferi, Elidon Çela, Afrim Tafa, Tonin Vocaj, Skënder Hitaj, Gentian Berberi, Alfred Çepe, Arjanit Arapi, Gentjan Shehaj, Idajet Faskaj, Lorenc Panganika, Rebani Jaupi, Saimir Boshnjaku, dhe Neritan Nallbati.

Komisioni i Posaçëm ka kryer edhe verifikimin e pastërtisë së figurës për të 14 kandidatët e kualifikuar, duke kërkuar të dhënat përkatëse nga organet ligjzbatuese si, SPAK, SHISH, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, AMP dhe Agjencia e Informacionit të Sigurisë së Mbrojtjes (AISM). Në mesin e kandidatëve kanë rezultuar edhe figura me probleme në bazë të informacioneve që Ministria e Brendshme ka marrë nga organet ligjzabtuese.



Ju sugjerojmë

Deri në 100 mijë dollarë/ FIFA shpërblen arbitrat, bonuse për ndeshjet me rëndësi
Sport

Deri në 100 mijë dollarë/ FIFA shpërblen arbitrat, bonuse për ndeshjet me rëndësi

12 Qershor, 2026 2:42 pm
Ukraina kërkon 20 miliardë dollarë të tjera nga aleatët
Bota

Ukraina kërkon 20 miliardë dollarë të tjera nga aleatët

12 Qershor, 2026 2:40 pm
Ish-presidenti i Koresë së Jugut dënohet me 30 vjet burg
Bota

Ish-presidenti i Koresë së Jugut dënohet me 30 vjet burg

12 Qershor, 2026 2:37 pm
Berisha: Heqja e sanksioneve ndaj meje në përputhje të plotë me ligjet e SHBA
Kryesore

Berisha: Heqja e sanksioneve ndaj meje në përputhje të plotë me ligjet e SHBA

12 Qershor, 2026 1:35 pm
GJKKO liron nga burgu Redi Mollën
Kronikë

SPAK sekuestron mbi 128 mln euro të noteres për shitblerje tokash në Zvërnec

12 Qershor, 2026 12:51 pm
Largim nga tradita diplomatike, Trump do të bisedojë me liderin e Tajvanit
Bota

Trump: Irani pranon të mos ketë armë bërthamore

12 Qershor, 2026 12:01 pm
Kush janë biznesmenët e njohur që i janë lëshuar urdhër-arresti nga SPAK
Kronikë

Kush janë biznesmenët e njohur që i janë lëshuar urdhër-arresti nga SPAK

12 Qershor, 2026 10:56 am
Vrasja e komandantit të marinës iraniane, Netanyahu: Kishte shumë gjak në duar
Bota

Netanyahu distancohet nga marrëveshja SHBA-Iran: Izraeli nuk është pjesë e…

12 Qershor, 2026 10:21 am
Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatët në garë
Kronikë

Tentohet të vidhet banka në Shkozë, autori kapet nga policia

12 Qershor, 2026 9:53 am
Protesta/ Berisha: Kundërshtari nuk do e mësojë online skenarin tonë
Kryesore

Iu hoq non-grata nga SHBA, Berisha falënderon administratën Trump

12 Qershor, 2026 9:24 am
Para
Sfida Poloni-Shqipëri, çfarë duhet të dinë tifozët kuqezi që do shkojnë në Varshavë

Sfida Poloni-Shqipëri, çfarë duhet të dinë tifozët kuqezi që do shkojnë në Varshavë

Mungesa e ligjit për referendumet, Balla: Do të zhvillojmë tryeza konsultative

Mungesa e ligjit për referendumet, Balla: Do të zhvillojmë tryeza konsultative

Taksat dhe kontrabanda, Berisha rendit 3 faktorët e rritjes së çmimit të naftës

Taksat dhe kontrabanda, Berisha rendit 3 faktorët e rritjes së çmimit të naftës
















TE FUNDIT

Deri në 100 mijë dollarë/ FIFA shpërblen arbitrat, bonuse për ndeshjet me rëndësi

Deri në 100 mijë dollarë/ FIFA shpërblen arbitrat, bonuse për ndeshjet me rëndësi
12 Qershor, 2026

Kupa e Botës 2026 pritet të vendosë një tjetër rekord, këtë herë sa i përket pagesave për gjyqtarët e turneut....

Lexo më shumë

Ukraina kërkon 20 miliardë dollarë të tjera nga aleatët

Ukraina kërkon 20 miliardë dollarë të tjera nga aleatët
12 Qershor, 2026

Ukraina do t’u kërkojë aleatëve edhe 20 miliardë dollarë shtesë për të forcuar avantazhin e saj të përkohshëm ndaj Rusisë...

Lexo më shumë

Ish-presidenti i Koresë së Jugut dënohet me 30 vjet burg

Ish-presidenti i Koresë së Jugut dënohet me 30 vjet burg
12 Qershor, 2026

Një gjykatë e Seulit dënoi sot ish-presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, me 30 vjet burg, me akuzën...

Lexo më shumë

Berisha: Heqja e sanksioneve ndaj meje në përputhje të plotë me ligjet e SHBA

Berisha: Heqja e sanksioneve ndaj meje në përputhje të plotë me ligjet e SHBA
12 Qershor, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se heqja e sanksioneve ndaj tij është në përputhje të plotë me ligjet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}