Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gara në PD/ Shehaj: Po nuk ndryshoi PD rrezikojmë të gjithë

2021/05/30 at 12:01 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Gara në PD/ Shehaj: Po nuk ndryshoi PD rrezikojmë të gjithë

Agron Shehaj, kandidat për kryetar i Partisë Demokratike ditën e sotme ka zhvilluar një takim me demokratët e Njësisë 11 në kryeqytet.


Ai shpalosi përpara qytetarëve vizionin e tij mbi të ardhmen e Partisë Demokratike. Shehaj tha se strategjia e tij është opozita e fortë ku kauzat çohen deri në fund. si dhe krijimi i një platforme online, ku do të përfshihen anëtarët, në vendimmarrje, në referendumet që do të bëhen brenda PD.

“Nëse fiton qëndron, nëse jo ikën. Vendimet duhet t’i marrë anëtarësia, duhet të mblidhemi. Ka ardhur dita që ne të ndryshojmë kryetarin e PD, që nesër të rrëzojmë Edi Ramën. Siç thashë, dua t’iu dëgjoj. S’kam dyshim që më ndiqni, mendimin tim e keni dëgjuar, nëse keni pyetje jam i gatshëm ti përgjigjem, e kritikat t’i dëgjojë. Jam në PD, kam dhënë kontributin tim në PD, punova me përkushtim që zgjedhjet e 25 prillit. Do vazhdoj të jem në PD. Hedhin hije në ajër që kjo është një lojë për të qenë në garë. Unë kam thënë që dua të jem kryetar i PD, sepse jam i bindur që do e forcoj PD. Për të qenë më i besueshëm, thashë s’kam për të marrë asgjë, edhe nëse më ofrohet pas garës, për të treguar që s’po luaj. I jam futur një gare sepse besoj që PD duhet të ndryshojë, kjo është arsyeja. Nuk kam asnjë interes personal, veçse kërkoj që demokratët të më japin besimin e tyre për në krye të PD.

Votat janë blerë, s’ka dyshim, por s’ka qenë e vetmja arsyet e humbjes, duhet të bënim më shumë. Duhet të përfshijmë ata që meritojnë, njerëzit e aftë, të zotë e të besueshëm. Këtë s’e vendos unë, por anëtarësia dhe forumet e PD. E vetmja arsye që kemi humbur zgjedhjet është se Rama ka blerë vota, atëherë ne themi s’futemi në parlament dhe zgjedhje, sepse ai do të vjedhë edhe zgjedhjet e ardhshme. Unë e thashë, duhet të futemi në parlament, e thashë, vjedhje ka pasur, por kjo nuk është e vetmja arsye. Po të mendoja që ishte e parakohshme nuk do të futesha në garë. Unë mendoj që ishte gjëja e duhur për të bërë, nuk mund të heshtnim të gjithë e të thoshim që s’ka diskutime. Unë jam realisht i bindur që po kandidoj për t’u bërë kryetar i PD, sepse po nuk ndryshoi PD rrezikojmë të gjithë. Kjo është arsyeja që u futa në garë. Kjo të jetë e qartë.

Jam në PD, do të jem e do të mbetet, gara e forcon PD. Kjo është demokracia, demokracia është garë. Mund të zgjidhja të jepja kontributin tim brenda PD, të hidhja mendimin tim e ai të mos përfillej. Mendova që ky lidership s’i çon demokratët në fitore. Nëse kryetari aktual i PD rikonfirmohet, do të shohim nëse kam pasur unë gabim apo mirë. Shpresoj ta kem unë gabim. Këtë vendim e kam marrë sepse mendoj që PD ka nevojë për më shumë kontribut nga unë. Një prej elementëve kryesore që duhet të denoncojmë. Të gjithë e dimë që në Shqipëri s’ka zhvillim ekonomik, e punësim, është sepse Shqipëria është e korruptuar. Këtë e dinë të gjithë. Të qenit kryetar i një dege, s’do të thotë që s’je i përshtatshëm për t’u kandiduar.

Strategjia është e qartë, opozitë e fortë, opozitë mbi vjedhjet duke e çuar deri në fund. Nuk mund të ketë kauza që lihen rrugës, kauzat çohen deri në fund. Duhet t’i qëndrojmë besim kauzave. Do të krijohet platformë online, ku do të përfshihen anëtarët, në vendimmarrje, në referendumet që do të bëhen brenda PD.

 

Etiketa: agron shehajPD


Ju sugjerojmë

Debatet në kryesi, Salianji – Nokës: Flamur, duhet të japësh dorëheqjen
Kryesore

Debatet në kryesi, Salianji – Nokës: Flamur, duhet të japësh dorëheqjen

13 Dhjetor, 2025 10:38 pm
Auto-Skicë
Te Fundit

Kur vëzhgimi kthehet në mesazh

13 Dhjetor, 2025 10:25 pm
Kosova dhe Strategjia e Re e Sigurisë Amerikane
Te Fundit

Kosova dhe Strategjia e Re e Sigurisë Amerikane

13 Dhjetor, 2025 10:23 pm
“Fjalën gënjen tërhiqe”, debate mes kreut të PD dhe Ervin Salianjit
Aktualitet

“Fjalën gënjen tërhiqe”, debate mes kreut të PD dhe Ervin Salianjit

13 Dhjetor, 2025 10:14 pm
Berisha:Sakrifica jonë për të larguar këtë qeveri, kush nuk përgjigjet dot del anash
Aktualitet

Berisha:Sakrifica jonë për të larguar këtë qeveri, kush nuk përgjigjet dot del anash

13 Dhjetor, 2025 2:29 pm
Berisha njofton protestë kombëtare më 22 Dhjetor
Aktualitet

Berisha njofton protestë kombëtare më 22 Dhjetor

13 Dhjetor, 2025 1:54 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 13 dhjetor 2025

13 Dhjetor, 2025 12:52 pm
Prostitucion te Shkëmbi i Kavajës, arrestohen dy shtetase nga Kolumbia
Kronikë

Prostitucion te Shkëmbi i Kavajës, arrestohen dy shtetase nga Kolumbia

13 Dhjetor, 2025 10:28 am
Arrestohet në Brazil ish-ministri i Perusë, i dënuar për inceneratorin në Shqipëri
Aktualitet

Arrestohet në Brazil ish-ministri i Perusë, i dënuar për inceneratorin në Shqipëri

13 Dhjetor, 2025 10:24 am
Ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale, arrestohen 4 persona në Tiranë
Kronikë

Ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale, arrestohen 4 persona në Tiranë

13 Dhjetor, 2025 10:20 am
Para
Si bëjnë reklamë shërbimet sekrete në rrjetet sociale

Si bëjnë reklamë shërbimet sekrete në rrjetet sociale

Korçë/Qëlloi me armë zjarri pas konfliktit në lokal, arrestohet 39-vjeçari

Korçë/Qëlloi me armë zjarri pas konfliktit në lokal, arrestohet 39-vjeçari

VIDEO/ Punonjësit e azilit tallen dhe abuzojnë me të moshuarën në Greqi

VIDEO/ Punonjësit e azilit tallen dhe abuzojnë me të moshuarën në Greqi
















TE FUNDIT

Debatet në kryesi, Salianji – Nokës: Flamur, duhet të japësh dorëheqjen

Debatet në kryesi, Salianji – Nokës: Flamur, duhet të japësh dorëheqjen
13 Dhjetor, 2025

U shoqërua me diskutime e madje edhe debate, mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike ku është diksutuar ndër të tjera...

Lexo më shumë

Kur vëzhgimi kthehet në mesazh

Auto-Skicë
13 Dhjetor, 2025

Në ditën kur Këshilli i Lartë i Prokurorisë u mblodh për të zgjedhur drejtuesin e ri të SPAK-ut, një nga...

Lexo më shumë

Kosova dhe Strategjia e Re e Sigurisë Amerikane

Kosova dhe Strategjia e Re e Sigurisë Amerikane
13 Dhjetor, 2025

Nga Arianit Shehu Publikimi i Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së për vitin 2025 (NSS) është më shumë se një...

Lexo më shumë

“Fjalën gënjen tërhiqe”, debate mes kreut të PD dhe Ervin Salianjit

“Fjalën gënjen tërhiqe”, debate mes kreut të PD dhe Ervin Salianjit
13 Dhjetor, 2025

Është shoqëruar me debate mes Ervin Salianjit dhe kreut të PD-së Berisha, mbledhja e sotme e kryesisë. Ka qenë pikërisht...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com