Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gara e fotove me banditë

2017/10/13 at 2:31 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Lotët e Gertës dhe mallëngjimi kolektiv i shqiptarëve

Nga Desada Metaj – 

Foto të një personi me precedentë të fortë penalë dhe të kërkuar nga interpoli, në shoqërinë e drejtuesve socialistë janë denoncuar mbrëmë në emisionin “Opinion” nga kryetari demokrat Basha dhe Monika Kryemadhi. Në këto foto, Durim Keci, i njohur dhe si  “forti” i Shijakut duket qartë i afërt me drejtues të strukturave të PS-së, edhe pse në fakt duhej të ishte pas hekurave të ndonjë burgu të sigurisë së lartë. Por si gjithmonë kur krimi përfshihet me politikën, ata që duhet të mbajnë përgjegjesi ose heshtin ose përgjigjen me foto të ngjashme.

Kështu ndodhi sot edhe me kryeministrin, që publikoi një tjetër foto, ku personi në fjalë kishte dalë në çadrën e protestës së demokratëve. Me ndryshimin e madh që në cadrën e ngritur në një ambjent publik sic është sheshi përballë kryeministrisë, Durim Keci ishte në shoqërinë e disa militantëve dhe jo të ndonjë deputeti apo drejtuesi të PD-së.

 Ky në fakt do të ishte dhe problemi më i vogël i një debati politik, që tashmë ka në qendër të tij kriminalizmin e partive politike. Sepse problemi më i madh mbetet tek mbështetja që këta persona të inkriminuar kërkojnë tek politika. Çfarë e shtyn një person që kërkohet nga policia e shtetit fqinj, që duhet të vuajë dënimin me dhjetëra vite burg të afrohet me partitë politike? Për ç’arsye një person që i ka shpëtuar drejtësisë kërkon të jetë prezent në mbledhjet dhe tavolinat e fushatave elektorale?

Përgjigja është shumë e thjeshtë dhe nuk gjendet në asnjë nga rreshtat e fjalimit të gjatë të kryeministrit. Këta kriminelë kërkojnë mbështetjen e pushtetit për t’i shpëtuar drejtësisë. Dhe këtë mbështetje sigurisht që nuk e sigurojnë falas. Durimi dhe shokët e tij që sot enden të lirë dhe të rrezikshëm rrugëve të Shqipërisë janë kontigjenti që përdoren lirisht për të blerë apo kërcënuar shqiptarët ditën e zgjedhjeve. Është ky kontigjent që në këmbim të fshehjes së letrave të ekstradimit, shkatërrimit të provave apo të ndonjë pazari tjetër, sigurojnë votat dhe “prodhojnë” deputetët që sot qetësisht nuk e prishin terezinë kur kryetari i qeverisë apo ndonjë ministër shfaqet në shoqërinë e banditëve me pushtet.

 Janë këta banditë që me sigurinë e “punës” dhe  votave që kanë sjellë në zgjedhjet e qershorit, sot vrasin dhe terrorizojnë qytetarët në mes të ditës. Është lehtësia me të cilën politika, por edhe ne vetë e trajtojmë këtë problem që po i rikthen qendrat e qyteteve shqiptare në skena ku bandat lajnë hesapet duke plagosur dhe rrezikuar jetën e kalimtarëve. Banditë dhe të “fortë” Shqiperia ka patur që në fillimvitet ‘90. Madje dhe legjenda urbane që qarkullonin për forcën e tyre ka patur pa fund. Por vetëm vitet e fundit, për ta kemi dëgjuar dhe parë afërsinë me pushtetin.

Aq sa disa prej tyre i kemi patur edhe deputetë një vit më parë. Bandat dhe kapobandat kanë qenë gjithmonë një punë e vështirë për forcat e rendit dhe drejtësinë, për shkak të potencialit të tyre ekonomik. Por të fuqizuar edhe me pushtetin politik, tashmë ata janë më të rrezikshëm dhe të imunizuar edhe nga ajo pjesë e policisë dhe e drejtësisë që realisht do të bejë detyrën e saj. Për fat të keq askush, as kryeministri dhe as personat e përfshirë në foton me një person të kërkuar nga Interpoli nuk kërkuan sot të paktën formalisht ndjesë për faktin, që u ndodhën në një tavolinë me një bandit. Askush nuk mbajti asnjë fije përgjegjësi për lënien të lirë të një personi mbi të cilin rëndojnë akuza të rënda.

Publikimi i një tjetër fotoje me kontekst krejt të ndryshëm ishte i vetmi argument i Edi Ramës, që nuk sqaroi aspak dhe me asnjë fjali të vërtetën e përfshirjes së kriminelëve në fushatë. Dhe vështirë se do ta bëjë, për sa kohë ende nuk i ka kërkuar ndjesë shqiptarëve që vetëm një vit më parë kishte në grup parlamentar apo kryetarë bashkie, persona që dhe vetë e kishin harruar me çfarë emri ishin regjistruar në gjendjen civile.

Etiketa: deputetetdesada metajedi ramaMonika Kryemadhiparlamenti

Ju sugjerojmë

Përfshihet nga flakët edhe mali i Shpiragut
Aktualitet

Përfshihet nga flakët edhe mali i Shpiragut

25 Korrik, 2025 9:13 pm
Zjarri në Delvinë, Vengu: Orët në vijim pritet të jenë të vështira
Aktualitet

Zjarri në Delvinë, Vengu: Orët në vijim pritet të jenë të vështira

25 Korrik, 2025 9:09 pm
Aksioni i SPAK/ Arrestohen dy vëllezër, akuzë të re për Plarent Dervishajn dhe…
Kronikë

Aksioni i SPAK/ Arrestohen dy vëllezër, akuzë të re për Plarent Dervishajn dhe…

25 Korrik, 2025 8:37 pm
Ura e Milotit mbyllet për shkak të degradimit, ARRSH tregon rrugët alternative
Aktualitet

Ura e Milotit mbyllet për shkak të degradimit, ARRSH tregon rrugët alternative

25 Korrik, 2025 8:31 pm
BE dhe SHBA pranë arritjes së marrëveshjes për tarifat,mungon vetëm aprovimi i Trump
Bota

BE dhe SHBA pranë arritjes së marrëveshjes për tarifat,mungon vetëm aprovimi i Trump

25 Korrik, 2025 8:01 pm
Starlink i Musk është jashtë funksionit, probleme me internetin në të gjithë botën
Bota

Starlink i Musk është jashtë funksionit, probleme me internetin në të gjithë botën

25 Korrik, 2025 7:31 pm
Po bënte punime në banesë, 43-vjeçarin e zë korrenti dhe humb jetën
Kronikë

Aksident në Sarandë, 27-vjeçari transportohet me helikopter drejt Traumës

25 Korrik, 2025 6:57 pm
Hetimet kibernetike, specialistët e SPAK dhe policisë trajnohen nga zyrtarë të DASH
Aktualitet

Hetimet kibernetike, specialistët e SPAK dhe policisë trajnohen nga zyrtarë të DASH

25 Korrik, 2025 6:51 pm
Zjarri në Senicë/ Niset drejt Tiranës shefi i komisariatit të Delvinës, pësoi djegie
Kronikë

Zjarri në Senicë/ Niset drejt Tiranës shefi i komisariatit të Delvinës, pësoi djegie

25 Korrik, 2025 6:29 pm
Lirimi me kusht i të dënuarve me burgim të përjetshëm, procedurat që ndiqen
Kronikë

Lirimi me kusht i të dënuarve me burgim të përjetshëm, procedurat që ndiqen

25 Korrik, 2025 6:19 pm
Para
Skeda/Kush janë autorët e masakrës së Lushnjës: Lidhja me Aldo Baren dhe me trafikun e drogës

Skeda/Kush janë autorët e masakrës së Lushnjës: Lidhja me Aldo Baren dhe me trafikun e drogës

Foshnja 11 muajshe që ndërroi jetë në spitalin e Lushnjës, a i ofroi mjeku para babait për të tërhequr denoncimin?

Foshnja 11 muajshe që ndërroi jetë në spitalin e Lushnjës, a i ofroi mjeku para babait për të tërhequr denoncimin?

(Mos) pyet gjyshin!

(Mos) pyet gjyshin!

TE FUNDIT

Përfshihet nga flakët edhe mali i Shpiragut

Përfshihet nga flakët edhe mali i Shpiragut
25 Korrik, 2025

Një zjarr masiv ka përfshirë gjatë ditës së sotme malin Shpirag në Berat. Flakët janë përhapur me shpejtësi në një...

Lexo më shumë

Zjarri në Delvinë, Vengu: Orët në vijim pritet të jenë të vështira

Zjarri në Delvinë, Vengu: Orët në vijim pritet të jenë të vështira
25 Korrik, 2025

Katër helikopterë janë angazhuar me fluturime të pandërprera në tre fshatrat e Delvinës, për të kufizuar perimetrin e flakëve, ndërsa...

Lexo më shumë

Aksioni i SPAK/ Arrestohen dy vëllezër, akuzë të re për Plarent Dervishajn dhe…

Aksioni i SPAK/ Arrestohen dy vëllezër, akuzë të re për Plarent Dervishajn dhe…
25 Korrik, 2025

Prokuroria e Posaçme ka kryer një aksion sot, më 25 korrik, në disa qytete të vendit. Siç ka mësuar gazetarja...

Lexo më shumë

Ura e Milotit mbyllet për shkak të degradimit, ARRSH tregon rrugët alternative

Ura e Milotit mbyllet për shkak të degradimit, ARRSH tregon rrugët alternative
25 Korrik, 2025

Ura e Milotit u mbyll për kalimin e automjeteve për shkak të degradimit që kishte pësuar në themelet mbështetëse nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com