Ekipi i Ganës ka arritur të fitojë me rezultatin 3-2 ndaj Koresë së Jugut, në ndeshjen e sotme të zhvilluar në stadiumin “Education City”.
Pjesa e parë e lojës u mbyll në favor të Ganës falë 2 golave të shënuar nga Salisu në minutën e 24’ dhe Kudus në minutën e 34’.
Ndërkohë, në pjesën e dytë, aziatikët u kundërpëgjigjën duke barazuar shifrat nga dopieta e Cho Gue-Sung në minutën e 58′ dhe 61′.
Megjithatë ganezët reaguan shpejt me Kudus, që në momentin më të mirë riktheu avantazhin për afrikanët dhe mbylli 90 minuta me shifrat 3-2.
Kjo fitore e ngjit Ganën në vendin e 2 me 3 pikë, po aq sa ka dhe Portugalia, e cila në mbrëmje luan ndaj Uruguajit.
Ndërkohë Grupin H e mbyll Uruguaji në vendin e 3 me 1 pikë po aq sa ka dhe Koreja e Jugut.