InstaBIZ

Gala, vajza e Robert Aliajt fiton ‘The Voice’ në Belgjikë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:34 - 12/09/20 |
el ida

Gala Aliaj, e bija e Robert Aliajt,  u shpall fituese e The Voice Kids në Belgjikë. Në finalen e madhe, Gala performoi “Goodbye Yellow Brick Road” nga Elton John dhe “Make You Feel My Love” nga Adele.

Në një nga performancat, teksa këndonte, kamera fokusoi një detaj në dorën e Galës,  unazën e zezë me shqiponjën dykrenare.

“Kjo është e pamundur. Nuk mund ta besoj. Faleminderit të gjithëve,” shkroi adoleshentja në Instagram.

Gala tërhoqi vëmendjen e jurisë që në fazën e parë të audicioneve të fshehura, ku performoi “Don’t Know Why” të Norah Jones.

Ajo merret prej kohësh me muzikë, dhe së fundmi, publikoi këngën e saj të parë, “Contagious”. Përpos muzikës, ajo ka pasion edhe modelingun./Opinion.al

Pas