Legjenda e basketbollit Nijazi Lleshi mban në shtëpi dy dekorata me titull “Mjeshtër i madh” akordoar brenda 5 vitesh nga dy Presidentë të ndryshëm.
Fakti që Presidentët tanë ndër vite kanë lëshuar dekorata pa kriter nuk është më lajm… Lajm është se të njëjtin person e dekorojnë dy herë me të njëjtin motivacion dhe me të njëjtin titull.
I tillë është rasti i Nijazi Lleshi i cili në prill të këtij viti shkoi në Presidencë për të marrë të njëjtën dekoratë që i kishte dhënë edhe Bamir Topi në 2012-ën.
Njoftimi i Presidencës i datës 24 Prill 2017
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi dt. 24/04/2017, nr. dekreti 10154 zotit Nijazi Lleshi Titullin “Mjeshtër i madh” me motivacionin: “Në vlerësim të kontributit të dhënë ndër vite për lartësimin dhe rritjen cilësore të sportit të basketbollit, përmes një pune të palodhur dhe arritjes së rezultateve të niveleve të larta kombëtare dhe ndërkombëtare, duke entuziazmuar sportdashësit shqiptarë”.
Njoftimi i Presidencës i datës 6 Shkurt 2012
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, nderoi me Urdhrin “Mjeshtër i Madh” gjashtë emra të shquar të basketbollit shqiptar ndër vite, Besnik Pëllumbin (pas vdekjes), Bujar Shehun, Vasil Shakën, Viktor Papavangjelin, Nijazi Lleshin dhe Petrit Stefën.