Kush është ky shenjtor? Ka qënë pyetja e cila e ka nxjerrë bllof dje vajzën e Presidentit të SHBA-ve Ivanka Trump. Teksa ajo po darkonte në një prej restoranteve italiane, ka bërë një gafë që la me gojëhapur pronaren e restorantit. Teksa pa të varur në mur fotogrfinë e futbollistit Giorgio Chinaglia, ajo e ngatërroi atë me një shenjtor.
Pronarja shpjegon se i sqaroi Ivankës se nuk bëhej fjalë për një shentor por për një futbollist që luan me skudrat angleze. Ajo tha se për ta është një nder i madh t’i shërbejnë njerëzve si Ivanka duke zbutur disi situatën. Epo e pafalshme kjo për vajzën e presidentit Donald Trump./Opinion.al