Federata Shqiptare e Futbollit merr një tjetër gjobë nga FIFA. “Qeveria” e futbollit botëror ka vendosur që Kombëtarja shqiptare të humbasë në tavolinë ndaj Luksemburgut.
Bëhet fjalë për takimin miqësor që Shqipëria luajti më 29 mars ndaj Luksemburgut.
Edhe pse sfida u fitua me rezultatin 2-0 nga kuqezinjtë, FIFA ka vendosur që ndeshja të quhet e humbur në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe shkak për këtë bëhet aktivizimi i mesfushorit Ergys Kaçe.
Ky i fundit mori dy kartona të verdhë në miqësoren e 26 marsit ndaj Austrisë dhe nuk duhej aktivizuar përballë Luksemburgut.
Gjithashtu Komiteti i Disiplinës pranë FIFA-s ka vendosur që FSHF të gjobitet edhe me 7500 franga.