Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gafa e Fidel Yllit: Janë vrarë deputetë në Bulevard, po moj po, janë plagosur qytetarë e gazetarë (video)

2018/05/30 at 1:45 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Gafa e Fidel Yllit: Janë vrarë deputetë në Bulevard, po moj po, janë plagosur qytetarë e gazetarë (video)

Opozita ngriti sot me shqetësim rrahjen e gazetarit të RD në protestën e 26 Majit. “I bëjmë thirrje Kryeministrit dhe ministrit Xhafaj të dënojnë dhunën policore ndaj kryeredaktorit të gazetës opozitare, Bledi Kasmi dhe të distancohen nga çdo akt dhune”, deklaroi Albana Vokshi në Komisionin e Medias.

Kjo u bë shkak për akuza e replika në komision. Deputeti socialist Fidel Ylli tha se në Shqipëri ka patur protesta edhe më të dhunshme, por në këtë moment bën edhe një gafë kur thotë “në bulevard janë vrarë edhe deputetë…” Në dijeninë tonë, gjatë viteve të pluralizimit janë vrarë deputetët Azem Hajdari dhe Fatmir Xhindi, por asnjëri prej tyre s’ka qenë duke protestuar.

Më poshtë replikat Vokshi-Ylli

Fidel Ylli: Këtë konferencë shtypi që ju mund ta bëni tek PD, doni ta bëni në komision. Jemi të detyruar, do tu respektojmë. Të gjithë mund të flisni.

Albana Vokshi: Nuk është konferencë për shtyp.

Fidel Ylli: Keni gjysmë ore që flisni.

Albana Vokshi: Jo, jo. Prononcohuni një herë të vetme.

Fidel Ylli: Prit ta mbaroj, nuk je ti Zoti pse ke mikrofonin në dorë! Na lër dhe ne.

Albana Vokshi: Mos bërtit!

Fidel Ylli: Si të mos bërtas, pse çfarë je ti? Je Zot i kësaj pune? Je kryetare, je njëlloj si unë dhe nuk ke asgjë më tepër. Prandaj dëgjo aty, të dëgjova gjysmë ore dhe më lër të mbaroj. Unë jam sportist, jam adrenalinë.

Albana Vokshi: Je sportit edhe çfarë?

Fidel Ylli: Rri aty dhe dëgjo. Mbaroni konferencën e shtypit dhe ne do ju dëgjojmë. Bledi Kasmit i uroj shërim të shpejtë, detyra e gazetarit ai e di më mirë se ne të gjithë ku duhet të rrijë. Por ju pasi dështuat në atë miting që bëtë, vajtët dhe futët kokën tek policia. Kjo është loja që bëni ju. Po ata policë që hanë gurë, janë bir nënash apo nuk janë bir nënash?
Albana Vokshi: Duhet të mbroni gazetarët. Asnjë prej jush nuk guxoi të prononcohet.

Fidel Ylli: Janë vrarë deputetë në Bulevard, janë vrarë gazetarë.

Albana Vokshi: Kryetari juaj i çoi ato. I çoi mish për top.

Fidel Ylli: Po moj po janë vrarë e janë plagosur qytetarë e gazetarë (nënkupton 21 janarin)

Etiketa: deputetFidel Ylligafavrasje

Ju sugjerojmë

Avokatja e Popullit tregon pse nuk rritet numri i gjyqtarëve
-U tha në Opinion

Avokatja e Popullit tregon pse nuk rritet numri i gjyqtarëve

8 Tetor, 2025 11:56 pm
“Rrumi” dhe pronat, Hoxha: Burgosi drejtorin e hipotekës sepse s’firmoste
-U tha në Opinion

“Rrumi” dhe pronat, Hoxha: Burgosi drejtorin e hipotekës sepse s’firmoste

8 Tetor, 2025 11:04 pm
Artan Hoxha tregon pse Mond Çekiçi ishte truri i bandës së Shijakut
-U tha në Opinion

Artan Hoxha tregon pse Mond Çekiçi ishte truri i bandës së Shijakut

8 Tetor, 2025 10:41 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Kryesore

PD nis mbledhjen e firmave për shkarkimin e Begajt

8 Tetor, 2025 9:36 pm
Një festival që e kthen lëvizjen në një akt kolektiv
Aktualitet

Një festival që e kthen lëvizjen në një akt kolektiv

8 Tetor, 2025 9:27 pm
Vendimi i qeverisë, paga shpërblim për efektivët e gardës që parandalojnë incidente të zyrtarëve të lartë
Aktualitet

Shkarkohen nga detyra prefekti Fierit dhe i Vlorës, kush i zëvendëson

8 Tetor, 2025 6:55 pm
Qeveria ndryshon ligjin për ruajtjen e funksionarëve të SPAK, GJKKO dhe BKH
Aktualitet

Qeveria ndryshon ligjin për ruajtjen e funksionarëve të SPAK, GJKKO dhe BKH

8 Tetor, 2025 6:47 pm
Ndryshime në Polici, largohet Altin Qato, ja kush e zëvendëson në krye të Rrugores
Aktualitet

Ndryshime në Polici, largohet Altin Qato, ja kush e zëvendëson në krye të Rrugores

8 Tetor, 2025 6:40 pm
Kryebashkiaku i Nju Jorkut tregon arsyen pse ndodhet në Tiranë
Kryesore

Kryebashkiaku i Nju Jorkut tregon arsyen pse ndodhet në Tiranë

8 Tetor, 2025 4:14 pm
Jo vetëm Peleshi, Berisha paralajmëron mocion edhe ndaj Presidentit Begaj
Kryesore

Jo vetëm Peleshi, Berisha paralajmëron mocion edhe ndaj Presidentit Begaj

8 Tetor, 2025 2:17 pm
Para
Këto janë 3 shenjat e horoskopit që ndihen më të lumtura kur janë single

Këto janë 3 shenjat e horoskopit që ndihen më të lumtura kur janë single

Video/ Ndalohet banda e shqiptarëve në Spanjë. Mes grabitjeve, edhe vila e Luis Suarez

Video/ Ndalohet banda e shqiptarëve në Spanjë. Mes grabitjeve, edhe vila e Luis Suarez

VIDEO/ Kancelari i Austrisë: S’ka siguri dhe as datë kur hapen negociatat me Shqipërinë

VIDEO/ Kancelari i Austrisë: S'ka siguri dhe as datë kur hapen negociatat me Shqipërinë

TE FUNDIT

Avokatja e Popullit tregon pse nuk rritet numri i gjyqtarëve

Avokatja e Popullit tregon pse nuk rritet numri i gjyqtarëve
8 Tetor, 2025

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, gjatë një interviste në emisionin “Opinion” në Tv Klan ka shpjeguar arsyet kryesore pse sistemi...

Lexo më shumë

“Rrumi” dhe pronat, Hoxha: Burgosi drejtorin e hipotekës sepse s’firmoste

“Rrumi” dhe pronat, Hoxha: Burgosi drejtorin e hipotekës sepse s’firmoste
8 Tetor, 2025

Skema e zbuluar nga SPAK të tjetërsimit të pronave në bregdetin e Durrësit nga një grup kriminal u diskutua në...

Lexo më shumë

Artan Hoxha tregon pse Mond Çekiçi ishte truri i bandës së Shijakut

Artan Hoxha tregon pse Mond Çekiçi ishte truri i bandës së Shijakut
8 Tetor, 2025

Në emisionin “Opinion” po diskutohet në lidhje me aktivitetin e grupeve kriminale në vendin tonë. Gazetari Artan Hoxha thotë se...

Lexo më shumë

Çmimi i arit arrin nivelet më të larta që nga vitet ’70

Çmimi i arit arrin nivelet më të larta që nga vitet ’70
8 Tetor, 2025

Çmimi i arit ka shënuar një rritje historike, duke kaluar për herë të parë pragun e 4 mijë dollarëve për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com