Shqipëria luajti sot kundër Turqisë ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Europianit 2020. Por, pavarësisht lojës së mirë Shqipëria u ndëshkua në minutë ‘90 nga Turqia.
Turqia fitoi me anë të lojtarit Tosun, i cili përfitoi nga një dalje e gabuar e Strakoshës dhe tundi rrjetën shqiptare.
Shqiptarët luftuan maksimalisht në një ndeshje të tensionuar, por shpërdoruam shumë raste. Tre herë Manaj para portës nuk mundi ta ndëshkojë portierin turk. Aktivizimi i Roshit dhe Abrashit u duk se Shqipëria e rriti ritmin edhe më shumë, por nuk mundi të gjej rrugën e golit.
Me këtë humbje, Shqipëria renditet në vendin e katërt të grupit H me 9 pikë. Ky grup kryesohet nga Turqia dhe Franca me 18 pikë, më pas ndjek Islanda me 12 pikë. Mbyllin renditjen Andorra dhe Moldavia me nga 3 pikë./ Opinion.al E.Xh.