-Jetë dhe Stil

Gabimet më të shpeshta që duhen shmangur gjatë intervistave të punës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:25 - 17/01/17 |
root

Provime, diplomime, CV, etj., dhe të gjitha përmbyllen me një intervistë pune, prandaj është shumë i rëndësishëm fakti që çdo punonjës, sidomos ata të sapo diplomuar, të tregohen të kujdesshëm gjatë intervistave të punës, sepse një gabim i vogël mund të hedhë në erë vite të tëra pune.

Sipas një studimi të fundit të kryer nga CareerBuilder, ku u anketuan 2,600 persona, u arrit në përfundimin se gabimet e mëposhtme janë ato që bëhen më shpesh gjatë intervistave të punës.

Ankthi

Mungesa e vetëbesimit dhe një përgatitje e dobët janë dy prej faktorëve që të çojnë në një gjuhë trupi që tregon pasiguri, e cila për rrjedhojë nuk krijon besim edhe tek punëdhënësi.

Këshillohet gjithashtu që përpara se të shkoni në një intervistë pune, ju duhet të lexoni në lidhje me kompaninë në të cilën po aplikoni.

Të gënjesh

Kërkimet e fundit tregojnë se 2/3 e menaxherëve nuk i marrin në punë punonjësit tek të cilët e kuptojnë se janë duke gënjyer, prandaj këshillohet që të tregoni kujdes që të mos gënjeni por të tregoheni sa më të sinqertë.

Përdorimi i telefonit

64 për qind e punëdhënësve të anketuar janë përgjigjur se nuk do të punësonin kurrsesi një punonjës i cili gjatë intervistës së punës qëndron duke parë telefonin, duke dërguar mesazhe apo edhe thjesht duke lundruar në internet.

Kjo konsiderohet si joprofesionale dhe mungesë respekti ndaj punëdhënësit. Madje edhe të mbash telefonin me zile gjatë një interviste pune konsiderohet si joprofesionale.

Të tregoheni arrogant

Duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm gjatë një interviste pune që të mos kaloni nga një person me vetëbesim të lartë në një person me sjellje arrogante, sepse ky është një kufi që shumë veta e kalojnë pa e kuptuar dhe madje mund të shkojnë deri aty sa ta humbasin vendin e punës.

Veshje jo e përshtatshme

Veshja është prezantimi juaj i parë, prandaj duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm në këtë pikë.

Rreth 50 për qind e punëdhënësve janë shprehur se ata kanë skualifikuar një numër të madh punonjësish vetëm sepse nuk kanë pasur veshjen e duhur për intervistë.

Jini të përpiktë

Vonesa konsiderohet si joprofesionale dhe mungesë organizimi. Shumica e punonjësve nuk pranojnë arsye justifikimi nëse ju vonoheni në intervistën e punës.

Mungesë kontakti sy më sy

Një prej arsyeve se përse punonjësit mund ta kenë humbur vendin e punës është sepse kanë treguar mungesë përqendrimi gjatë intervistës dhe mbi të gjitha, mungesa e kontaktit sy më sy lexohet edhe si gjendje ankthi dhe nervozizmi.

Gjuha e trupit

Gjuha e trupit është një prej faktorëve më të rëndësishëm gjatë një interviste pune, prandaj duhet të tregoheni të kujdesshëm që të mos bëni veprime të tilla si kryqëzimi i duarve, lëvizje të shpeshta të këmbës, mungesë kontakti sy më sy, pasi ndikojnë negativisht në intervistë.

Buzëqeshni

Përveç faktit që nënvizohet gjithmonë, që gjatë një interviste pune duhet të tregoheni sa më seriozë, nuk duhet të harroni edhe të buzëqeshni, sepse një veprim i tillë ju bën të dukeni më pozitivë. Rreth 40 për qind e punëdhënësve u shprehën se mungesa e buzëqeshjes është përkthyer edhe në mosfitim të vendit të punës.

 

Pas