Bota

G20/Pas Papa Françeskut dhe Draghit, Biden takon edhe Macron


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:07 - 29/10/21 |
Opi Nion

Takimi mes Mario Draghit dhe Joe Biden në Palazzo Chigi zgjati pak më shumë se një orë.

Takimi u fokusua në bashkëpunimin e shkëlqyer mes presidencës italiane të G20 dhe SHBA-së në menaxhimin e sfidave më të rëndësishme globale: luftën kundër pandemisë, luftën kundër ndryshimeve klimatike, rinisjen e ekonomisë, forcimin e raporteve  shumëpalëshe.

Zonjat e para, Jill Biden dhe Serena Draghi, patën një takim për çaj, ndërsa të ftuarit u pritën nën himnet kombëtare.

Presidenti amerikan u largua më pas nga selia e qeverisë italiane për një takim dypalësh me Emmanuel Macron. Ky takim synon “para së gjithash të sjellë elementë të domosdoshëm sqarues për sovranitetin evropian dhe mbrojtjen evropiane përballë sigurisë botërore”, tha presidenti francez Emmanuel Macron në një deklaratë me Joe Biden, në të parin takim të tyre ballë për ballë, pas rastit të nëndetëseve.

Ndërkohë, Klima, pandemia dhe marrëdhëniet me Bashkimin Evropian kanë qenë temat qendrore të takimit mes presidentit amerikan Joe Biden dhe kreut të shtetit italian Mattarella.

Presidenti Biden u takua në Vatikan me Papa Françeskun, ku biseduan lidhur me çështje të klimës, Covid dhe emigrantët.

“Faleminderit shumë. Është mirë të kthehem këtu”. Ishin këto fjalët e para që Presidenti i Shteteve të Bashkuara shqiptoi me hyrjen në Vatikan, në oborrin San Damaso, i mirëpritur nga zyrtarët përpara se të hynte në Pallatin Apostolik, ku më pas u takua me Papa Françeskun. Biden, duke dalë nga makina presidenciale, hoqi maskën që mbante dhe, me buzëqeshje shtrëngoi duart me të gjithë të pranishmit. Më pas njërit prej oficerëve që po përshëndeste zonjën e parë, ai iu prezantua me shaka: “Unë jam burri i Jill-it”.

“Ju jeni luftëtari më i madh i paqes që kam njohur ndonjëherë”, i tha Joe Biden Papa Françeskut. Presidenti i dha Papës një monedhë me vulën amerikane në njërën anë dhe atë të Delaëare në anën tjetër, shteti i së cilës Beau Biden, djali i madh që vdiq nga kanceri në moshën 49-vjeçare, kishte qenë prokuror./Opinion.al

Pas