Kronikë

Futet për t’u larë në lumë, ndërron jetë 55-vjeçari



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:03 - 06/06/22 |
Opi Nion

Një 53-vjeçar ka humbur jetën teksa ka hyrë për t’u larë në lumin e fshatit Skuraj. Sipas policisë, dyshohet se, ky shtetas ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak gjatë kohës që po lahej në lumë.

Trupi i 53 vjeçarit është nxjerrë nga lumi dhe po transportohet në Morgun e Spitalit, me qëllim përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Njoftimi i policisë:

Kurbin / Informacion paraprak

Në fshatin Skuraj, në lagjen “Guri i Zi”, shtetasi D.M. 53 vjeç, banues në Burrel, i shoqëruar nga familjarët e tij, ka hyrë për tu larë në lumë.

Dyshohet se, ky shtetas ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak gjatë kohës që po lahej në lumë.

Trupi i 53 vjeçarit është nxjerrë nga lumi dhe po transportohet në Morgun e Spitalit, me qëllim përcaktimin e shkakut të ndërrimit të jetës.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Pas