Një tjetër ngjarje e rëndë nga kronika raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme.
Në orët e para të mëngjesit, rreth orës 4:00 persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetasit Adraman Selishta me qëllim për të grabitur.
Pasi ka ndjerë zhurmat, i biri i të zotit të shtëpisë, Arseni është përleshur me grabitësit, të cilët e kanë qëlluar me tre plumba.
Autorët janë larguar me shpejtësi, ndërsa i riu është transportuar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është nën mbikëqyrjen e mjekëve.
Familjarët kanë denoncuar ngjarjen në polici dhe një grup hetimor është ngritur për rastin. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ku ka mbledhur të gjitha provat dhe po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të krimit.