Sport

Futbollisti me Covid, “Drita” e Kosovës humbet mundësinë për Champions


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:45 - 12/08/20 |
Opi Nion

Kampionët e Kosovës kanë humbur në tavolinë ndeshjen me Linfield të Irlandës së Veriut, pasi një nga futbollistët e tyre ka rezultuar pozitiv nga Covid 19. Kështu skuadra humbet mundësinë për pjesëmarrjen në Champions League.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi “Drita” i Gjilanit, që bën me dije se janë njoftuar nga UEFA për humbjen në Tavolinë.

“Një vendim i habitshëm nga një institucion siç është UEFA, një vendim me kaq nxitim dhe pa kërkuar asnjë sqarim apo deklaratë shtesë nga klubi jonë! Arsyeja kryesore të këtij vendimi është sepse ndeshja nuk ka mundur të shtyhet më shume se tre ditë (14 Gusht), e ku sipas vendimit thuhet se Autoritetet zvicerane kanë kërkuar karantinim për 10 ditët në vazhdim për ekipin tonë, e shumë arsye të tjera që nuk kanë të bëjnë me ne si klub, por me organizatorin e këtij kompeticioni e që ka qenë vet UEFA organizatore! Jemi thellësisht të indinjuar nga ky vendim i papritur dhe subjektiv. Tani neve si klub na mbetet që këtë çështje ta dorëzojmë në duart e avokatëve për t’i ndjekur deri në fund të gjitha rrugët ligjore”, shkruan klubi Drita. /Opinion.al

 

 

Pas