Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Futbollisti anglez rrëfen se është abuzuar seksualisht nga shoqja e nënës së tij

2023/07/13 at 4:54 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Futbollisti anglez rrëfen se është abuzuar seksualisht nga shoqja e nënës së tij

Ylli anglez i futbollit Dele Alli, i cili ka kaluar disa sezone të vështira sa te Everton dhe te Beshiktash, pasi mbylli kapitullin e tij me Tottenham, është rrëfyer në një intervistë zemërthyese për legjendën Gary Neville në “The Overlap”.

Me rrëfimin që nis në rininë e hershme, Alli zbulon se ka qenë tepër e vështirë për të që të rritej me nënën e alkoolizuar. Ai madje zbuloi se është abuzuar seksualisht në moshën 6 vjeçare nga një mikeshë e nënës biologjike.

“Kur isha 6 vjeç u ngacmova seksualisht nga shoqja e nënës sime, e cila ishte vinte shpesh në shtëpi. Nëna ime ishte e alkoolizuar. Më dërguan në Afrikë për të mësuar disiplinën dhe më pas më kthyen. Kur isha 7 vjeç nisa të pi duhan dhe 8 vjeç fillova të merrja drogë”, zbuloi ai.

Por Alli tregoi se jeta e tij ktheu kurs në mënyrë të bujshme kur ai u adoptua nga Alan dhe Sally Hickford, duke zbuluar se është jashtëzakonisht i afërt me familjen e tij adoptuese dhe aktualisht menaxhohet nga vëllai i tij, Harry.

Alli po ashtu tregoi arsyet përse karriera e tij mori të tatëpjetën në moshën 24-vjeçare kur ai shihej si një prej sulmuesve më të talentuar dhe përflitej madje për një kalim te gjigandët e Real Madrid.

Ylli i Anglisë zbuloi se ka kaluar një periudhë kohe së fundmi në një institucion rehabilitimi në Shtetet e Bashkuara, për ta ndihmuar atë që t’i largohej varësisë nga pilula e gjumit.

Alli po ashtu pranoi se kishte menduar seriozisht të tërhiqej nga futbolli kur ishte 24 vjeç, por përshëndeti ish-teknikun e tij te Totenham, Mauricio Poketino si trajnerin më të mirë për të cilin ka luajtur dhe i shmangu të tjerët duke i cilësuar “fake”.

Alli gjithashtu lavdëroi mirëkuptimin e menaxherit të Everton Sean Dyche në muajt e fundit dhe u shpreh se po synon të realizojë një sezon të madh për klubin që i ka shprehur besim.

“Tani është ndoshta koha e duhur për t’iu treguar njerëzve të vërtetat. Është diçka që e kam fshehur për një kohë të gjatë dhe kam frikë të flas për të. Kur u ktheva nga Turqia (pas një huazimi te Beshiktash) kuptova se kisha nevojë për një operacion. Isha keq mendërisht. Vendosa të shkoj në një institucion modern rehabilitimi që merret me varësinë, shëndetin mendor dhe traumat. Ndjeva se ishte koha për mua, duhet ta merrja vetë vendimin. Isha në një cikël të keq të jetës. Unë mbështetesha në gjëra që po më bënin dëm. Unë zgjohesha çdo ditë, fitoja luftën duke shkuar në stërvitje çdo ditë duke buzëqeshur – i gatshëm të tregoja se isha i lumtur. Brenda po e humbja betejën dhe ishte koha për të ndryshuar. Kur më thanë se kisha nevojë për operacion, munda të ndjeja ndjenjat që kisha kur filloi ky cikël. Kështu që e ndoqa këtë trajtim për gjashtë javë. Te Everton ishin të mrekullueshëm dhe më mbështetën, do t’u jem mirënjohës përgjithmonë. Që ata të ishin kaq të sinqertë dhe të kuptueshëm, nuk mund të kërkoja asgjë më shumë gjatë një kohe kur po merrja vendimin më të madh të jetës sime – të bëja diçka që kisha frikë ta bëja. Jam i lumtur që e kam bërë”,- rrwfeu Delle Alli.

Ju sugjerojmë

SHBA diskuton mundësinë e një sulmi, Maduro: Venezuela gati të mbrohet
Bota

SHBA diskuton mundësinë e një sulmi, Maduro: Venezuela gati të mbrohet

2 Dhjetor, 2025 10:34 pm
I riu kritika Berishës:U çuditëm, si merret PD gjithë kohës me shkarkimin e Peleshit
Kryesore

I riu kritika Berishës:U çuditëm, si merret PD gjithë kohës me shkarkimin e Peleshit

2 Dhjetor, 2025 8:36 pm
“Firmat e armëve përfitojnë shumë nga lufta në Ukrainë”
Bota

“Firmat e armëve përfitojnë shumë nga lufta në Ukrainë”

2 Dhjetor, 2025 8:21 pm
Sot u arrestua, Berisha: Mogherini do vinte nesër në Tiranë,Rama i kishte bërë…
Kryesore

Sot u arrestua, Berisha: Mogherini do vinte nesër në Tiranë,Rama i kishte bërë…

2 Dhjetor, 2025 7:50 pm
“Boll korrupsionit dhe vjedhjes”, protesta masive në Bullgari
Bota

“Boll korrupsionit dhe vjedhjes”, protesta masive në Bullgari

2 Dhjetor, 2025 7:22 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident me vdekje në Maliq

2 Dhjetor, 2025 6:37 pm
Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri

2 Dhjetor, 2025 6:25 pm
Busti i Llazar Zai Fundos, një simbol i ri në kujtesën historike të Korçës
Aktualitet

Busti i Llazar Zai Fundos, një simbol i ri në kujtesën historike të Korçës

2 Dhjetor, 2025 6:21 pm
Si mund të detyrohet Rusia të ndalojë luftën? Ish-komandanti amerikan zbulon planin
Bota

Si mund të detyrohet Rusia të ndalojë luftën? Ish-komandanti amerikan zbulon planin

2 Dhjetor, 2025 6:20 pm
Përmbytjet në Vlorë, Leskaj: Premtuat 38 mln lekë për hidrovorët, ku i çuat?
Kryesore

Përmbytjet në Vlorë, Leskaj: Premtuat 38 mln lekë për hidrovorët, ku i çuat?

2 Dhjetor, 2025 5:50 pm
Para
I vuri zjarrin parkingut të pallatit,policia identifikon autorin:Pas sherrit me babain…

I vuri zjarrin parkingut të pallatit,policia identifikon autorin:Pas sherrit me babain...

I akuzuar për vrasjen e ish-policit Xhulio Prela,Gjykata shpall të pafajshëm Redion Hysën

I akuzuar për vrasjen e ish-policit Xhulio Prela,Gjykata shpall të pafajshëm Redion Hysën

Sërish përplasje në Kuvendin e Kosovës, bllokohet foltorja

Sërish përplasje në Kuvendin e Kosovës, bllokohet foltorja

TE FUNDIT

SHBA diskuton mundësinë e një sulmi, Maduro: Venezuela gati të mbrohet

SHBA diskuton mundësinë e një sulmi, Maduro: Venezuela gati të mbrohet
2 Dhjetor, 2025

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, deklaroi se vendi i tij është i gatshëm të mbrohet, teksa administrata e Donald Trump-it...

Lexo më shumë

I riu kritika Berishës:U çuditëm, si merret PD gjithë kohës me shkarkimin e Peleshit

I riu kritika Berishës:U çuditëm, si merret PD gjithë kohës me shkarkimin e Peleshit
2 Dhjetor, 2025

Sali Berisha ka mbajtur sot atë që e quajti foltorja e parë e turit, ku u takua dhe pati një...

Lexo më shumë

“Firmat e armëve përfitojnë shumë nga lufta në Ukrainë”

“Firmat e armëve përfitojnë shumë nga lufta në Ukrainë”
2 Dhjetor, 2025

Firmat e armatimeve nuk kanë fituar kurrë kaq shumë sa në vitin 2024. Kështë thuhet në raportin e Institutit Ndërkombëtar të...

Lexo më shumë

Sot u arrestua, Berisha: Mogherini do vinte nesër në Tiranë,Rama i kishte bërë…

Sot u arrestua, Berisha: Mogherini do vinte nesër në Tiranë,Rama i kishte bërë…
2 Dhjetor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas arrestimit të ish-zv/presidentes së Komisionit Evropian, Federica Mogherini. Përmes një deklarate...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com