Lionel Messi ka bërë të ditur se futbollistët e Argjentinës do t’i bojkotojnë mediat pas akuzave ndaj sulmuesit Ezequiel Lavezzi.
Ezequiel Lavezzi akuzohet se ka mbetur jashtë ekipit të Argjentinës për shkak të konsumimit të kanabisit.
Dhe, kapiteni i ekipit Lionel Messi ka bërë të ditur se futbollistët e Argjentinës do t’i bojkotojnë mediat pas akuzave ndaj Lavezzit.
“Ne kemi vendosur të mos flasim më për media, me siguri se e dini arsyen”, deklaroi Messi.
“Akuzat ndaj Lavezzit janë shumë serioze sepse janë të trilluara”, u shpreh ai.