Liga angleze njihet për futbollin e bukur, për tifozerinë e zjarrtë, por edhe për pagat e kripura dhe transfertat e bujshme dhe rrogat e majme. Zbuloni më poshtë listën e 10 yjeve më të paguar në Premier League:
- Erling Haaland (Manchester City): £525,000 në javë

25-vjeçari norvegjez, ylli i padiskutueshëm i Manchester City, kryeson listën me 525,000 stërlina në javë, një nga pagat më të larta në historinë e ligës angleze. Megjithatë, bomberi duket se e justifikon pagën e majme, duke qenë se ka shënuar 22 gola dhe ka dhënë 6 asiste në 26 ndeshje në Premier League. Ai gjithashtu mban rekordin si lojtari që ka realizuar 100 gola më shpejt se kushdo, në vetëm 111 ndeshje në ligën angleze.
- Mohamed Salah (Liverpool): £400,000 në javë

“Faraoni” ka fituar me Liverpool gjatë tetë viteve në “Anfield” 8 trofe madhorë, ndërsa pas spekulimeve për largim sezonin e kaluar, ai firmosi në prill një kontratë të re dyvjeçare deri në vitin 2027. Ai fiton 400,000 stërlina në javë, një pagë që reflekton kontributin e tij të padiskutueshëm tek klubi.
- Casemiro (Manchester United): £350,000 në javë

Fituesi i pesë Champions League me Real Madrid, pas sukseseve me klubin madrilen, u transferua te Manchester United në vitin 2022. 33-vjeçari është lider në mesfushën e “Red Devils” dhe po ndihmon ekipin të ringrihet nën trajnerin Michael Carrick.
- Virgil van Dijk (Liverpool): £350,000 në javë

Kapiteni i Liverpool dhe i Holandës, ka qenë një influencë e jashtëzakonshme që në momentin që u bë pjesë e “The Reds” në 2018. Ai është një nga arsyet e suksesit të Liverpool në Premier League dhe Champions League. Një lider në repartin e mbrojtjes, kapiteni fiton 350,000 stërlina në javë.
- Bukayo Saka (Arsenal): £300,000 në javë

Saka ka qenë pjesë e Arsenal që nga viti 2008, si pjesë e akademisë dhe ka debutuar si profesionist në vitin 2018. Këtë vit Arsenal është pretendent për të gjithë trofetë, duke ruajtur kreun në Premier League dhe duke përfunduar e para në tabelë në fazën e parë të Champions League, me 8 fitore nga 8 të mundshme, duke marrë 24 pikë të plota. Një javë më parë ai nënshkroi një kontratë të re pesëvjeçare, duke u bëre kështu lojtari më i paguar tek Arsenal.
- Bruno Fernandes (Manchester United): £300,000 në javë

Kapiteni i “Djajve”, 31-vjeçari portugez është lideri i padiskutueshëm në Old Trafford. Këtë vit, kapiteni ka orkestruar mesfushën e United dhe ka ndihmuar ekipin duke e renditur atë në vendin e 4, pas Arsenal, City dhe Villa.
- Omar Marmoush (Manchester City): £295,000 në javë

Egjiptiani erdhi te Manchester City me një kontratë katërvjeçare në janar të vitit të kaluar nga Eintracht Frankfurt, pas përfundimit të sezonit të mëparshëm si golashënuesi i dytë më i mirë i Bundesligës pas Harry Kane. Ai fiton 295,000 stërlina në javë.
- Alexander Isak (Liverpool): £280,000 në javë

Historia dramatike e sulmuesit suedez për t’u larguar nga Newcastle dhe për t’iu bashkuar Liverpool-it për një shifër rekord prej 125 milionë stërlinash, përfundoi verën e kaluar me nënshkrimin e tij. Isak pësoi një frakturë në këmbë pas golit të parë në fitoren 2-1 ndaj Tottenhamit dhe nuk pritet të luajë më këtë sezon. Por ai fiton 280,000 stërlina në javë, duke u bërë lojtari i tretë më i paguar te Liverpool, pas Salah dhe kapitenit Van Dijk.
- Kai Havertz (Arsenal): £280,000 në javë

Gjermani u transferua nga Chelsea tek Arsenal gjatë verës së 2023 me një transferim prej 65 milionë stërlinash. Havertz, i cili fitoi Champions League me Chelsea në 2021, ka shënuar 31 gola në 94 ndeshje dhe ka dhënë 15 asistime, por vazhdimisht ka pasur probleme me lëndimet, duke kaluar pjesën e parë të sezonit duke u rikuperuar nga një dëmtim i rëndë i gjurit.
- Gabriel Jesus (Arsenal): £265-000 në javë

28-vjeçari brazilian u bashkua me The Gunners në vitin 2022, pasi kishte luajtur rreth 5 vite tek Manchester City. Fatkeqësisht, ai ka pësuar dëmtime të njëpasnjëshme që nga ardhja e tij në Emirates, por sidoqoftë, ai mbetet një lojtar i rëndësishëm për Arsenal, i cili këtë vit është pretendenti kryesor për të fituar gjithçka.

















