Është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë, ikona e klubit të futbollit të Tiranës, Fatmir Franshëri.
Ai u rrit te të rinjtë e Tiranës dhe veshi fanellën bardheblu nga viti 1958 deri në 1972-shin, me përjashtim të periudhës 1962-1964, kur u aktivizua me Partizanin.
Ai ka drejtuar për shumë vite, në 4 periudha të ndryshme Tiranën, por edhe skuadra si Naftëtari, Besa e Dinamo.
Fatmir Frashëri mbajti veshur edhe për 12 ndeshje fanellën e kombëtares shqiptare./ Opinion.al