Sport

Futbolli rinisi, Partizani bën surprizën në Kupë


               Publikuar në : 20:48 - 12/03/19 |
geliano fataj

Futbolli rinisi të martën me Kupën e Shqipërisë, ndërsa surpriza ishte humbja e Partizanit në çerekfinalen e parë me Luftëtarin. Të kuqtë u mundën me rezultatin 2 – 1 në takimin e luajtur në Elbasan. Bruno Telushi shënoi për Partizanin në pjesën e parë, por në të dytën erdhi kthesa nga gjirokastritët. Fillimisht një ish-futbollist i të kuqve Realdo Fili dhe më pas Rustem Hoxha përmbysën rezultatin.

Nga ana tjetër Teuta rikuperoi disavantazhin e dy golave ndaj Kukësit, që shënoi me Rexhinaldon dhe Shkurtaj.

Bushiç në dy minutat e fundit riktheu durrsakët në lojë dhe Hakaj në fundin e lojës bën që ndeshja të mbyllej në barazim 2 me 2. Rezultat që lë gjithçka të hapur për sa i takon kualifikimit në gjysmëfinale të Kupës./Opinion.al

Pas