Kryesore

Futbolli në zi, ndërron jetë trajneri i Luftëtarit, Mustafa Hysi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:18 - 02/09/21 |
Opi Nion

Trajneri i Luftëtarit Mustafa Hysi ka ndërruar jetë mesditën e sotme si pasojë e një infarkti në zemër.

Deri më tani është bërë e ditur se Hysi ishte nën shoqërinë e miqve të tij, në një restorant në fshatin “Andon Poçi”.

Fillimisht trajneri i futbollit ka ndjerë dhimbje në gjoks fillimisht dhe më pas ka rënë në shesh.

Miqtë e tij e kanë shoqëruar menjëherë për në Spitalin Rajonal por trajneri nuk ia ka dalë dot të mbijetojë.

Komuniteti sportdashës gjirokastrit I cili sot është në zit ë plotë do ta kujtojnë “Bebushin” siç e quanin tifozët dhe miqtë, si njeriun që arriti të mbante Luftëtarin në elitën e futbollit vendas me sakrifica të mëdha./Opinion.al

Pas