Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Futbolli në zi, ndërron jetë presidenti Fadil Vokrri

2018/06/09 at 11:07 AM
në Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Futbolli në zi, ndërron jetë presidenti Fadil Vokrri

Legjenda e futbollit kosovar, Fadil Vokrri, të shtunën, ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare.


Nga të dhënat e para dyshohet se Vokrri ka pësuar atak kardiak.

Kreu i Federates së Futbollit të Kosovës nuk i mbijetoi sulmit në zemër që pësoi sot në mëngjes, ndërsa ndërroi jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Prej 10 vjetësh, Vokrri ishte në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Kush ishte Fadil Vokrri, i cilësuar si Maradona? 

Fadil Vokrri konsiderohet njeriu më meritor për hapjen e dyerve drejt anëtarësimit të Kosovës në dy shtëpitë e futbollit, atij europian dhe botëror – UEFA dhe FIFA.

I lindur me 23 korrik 1960 në fshatin Sfeçël në komunën e Podujevës, Fadil Vokrri njihej edhe si Diego Maradona shqiptar, për shkak të mënyrës si lëvizte dhe forcës me të cilën gjuante.

Idhulli i të gjithë shqiptarëve të Kosovës, Vokrri shkëlqeu me FC Prishtina, duke regjistruar madje disa paraqitje për përfaqësuesen e Jugosllavisë.

Një nga yjet e futbollit kosovar dhe jo vetëm, Vokrri, prej shkurtit të vitit 2008 ishte zgjedhur president i Federatës së Futbollit të Kosovës duke qenë protagonisti kryesorë i njohjes së futbollit kosovar nga organet më të larta të futbollit botëror si FIFA dhe UEFA.

Fadil Vokrri ka qenë dhe një prej futbollistëve më të mirë të Kosovës dhe të ish-Jugosllavisë së atyre viteve.

Karriera e tij filloi në vitin 1976 me skuadrën e Llapit, ekipi i qytetit të tij të lindjes Podujevës. Më pas në fillimin e viteve ’80 kaloi tek skuadra e Prishtinës, në ato vite pjesëmarrëse e kampionatit të ish-Jugosllavisë.

Brenda 6 vitesh ai spikati në futbollin e atyre viteve dhe menjëherë u rekrutua nga skuadra më e madhe e ish-Jugosllavisë, si Partizani i Beogradit. Atje ai shënoi 18 gola në 55 ndeshje të zhvilluara për 3 vite që u aktivizua.

Karriera e tij më pas kaloi kufijtë duke shkuar në Francë tek Nimes, për të kaluar në fillimin e viteve 1990 tek Fenerbahce apo Burges sërish në Francë.

Nga viti 1984 deri në vitin 1987 Fadil Vokrri ka qenë edhe pjesë e kombëtares së Jugosllavisë me të cilën zhvilloi 12 ndeshje dhe shënoi 6 gola./Opinion.al

 

Etiketa: fadil vokrrikreu i Federates së Futbollit të Kosovësnderron jete


Ju sugjerojmë

Tiranë/ Do t’u shiste armë shtetasve që kryejnë vrasje, arrestohet 28-vjeçari
Aktualitet

Tiranë/ Do t’u shiste armë shtetasve që kryejnë vrasje, arrestohet 28-vjeçari

8 Gusht, 2025 11:53 am
Në fundjavë nis vala e të nxehtit
Aktualitet

Në fundjavë nis vala e të nxehtit

8 Gusht, 2025 11:30 am
A e besoje në vitin 2000, kur Rama ishte ministër i yti, që ai do dominonte politikën kaq gjatë? Ja si përgjigjet Ilir Meta për ‘Opinion’
Aktualitet

Meta kërkon lirinë, GJKKO shtyn seancën për shqyrtimin e kërkesës

8 Gusht, 2025 11:11 am
Qëllohet me armë ndaj tufës së kuajve në Llogara, dyshimet e para
Aktualitet

Qëllohet me armë ndaj tufës së kuajve në Llogara, dyshimet e para

8 Gusht, 2025 10:57 am
Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive
Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes: 19 vatra zjarri në vend orët e fundit,3 prej tyre ende aktive

8 Gusht, 2025 10:30 am
Lirimi i hapësirave publike/Rama ndan pamjet nga Shkodra: Program në funksion të…
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike/Rama ndan pamjet nga Shkodra: Program në funksion të…

8 Gusht, 2025 8:57 am
INSTAT: Shoferët me shumë përvojë kryejnë shumicën e aksidenteve rrugore
Aktualitet

INSTAT: Shoferët me shumë përvojë kryejnë shumicën e aksidenteve rrugore

8 Gusht, 2025 8:44 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit 8 gusht 2025

8 Gusht, 2025 8:32 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 8 gusht 2025

8 Gusht, 2025 8:27 am
Vendi ynë si një “Itali e re”, Rama: Na ka bekuar Zoti, por na ka mallkuar historia
Aktualitet

Rama mbështet protestën kundër Gjykatës Speciale, kritika Kuvendit të Kosovës

7 Gusht, 2025 9:39 pm
Para
Lirimi i Tahirit/ Trondit Manjani: Qeveria ka prishur provat

Trondit, Manjani: Qytetarët dhe territori në rrezik, po kërcënohet ekzistenca jonë

Rasti që bëri bujë: Familjes shqiptare do i kthehen 57.230 dollarë

Rasti që bëri bujë: Familjes shqiptare do i kthehen 57.230 dollarë

Kryeministri Rama paralajmëron politikanët dhe biznesmenët, do kaloni në ‘rrjetën’ e vettingut

Kryeministri Rama paralajmëron politikanët dhe biznesmenët, do kaloni në 'rrjetën' e vettingut
















TE FUNDIT

Tiranë/ Do t’u shiste armë shtetasve që kryejnë vrasje, arrestohet 28-vjeçari

Tiranë/ Do t’u shiste armë shtetasve që kryejnë vrasje, arrestohet 28-vjeçari
8 Gusht, 2025

Policia ka arrestuar në Allias një 28-vjeçar, pasi u kap me dy pistoleta, të cilat dyshohet se do t’ua shiste...

Lexo më shumë

Në fundjavë nis vala e të nxehtit

Në fundjavë nis vala e të nxehtit
8 Gusht, 2025

Një tjetër valë e të nxehtit afrikan pritet të godasë vendin tonë. Sipas meteorologëve, temperaturat do të rriten duke bërë...

Lexo më shumë

Meta kërkon lirinë, GJKKO shtyn seancën për shqyrtimin e kërkesës

A e besoje në vitin 2000, kur Rama ishte ministër i yti, që ai do dominonte politikën kaq gjatë? Ja si përgjigjet Ilir Meta për ‘Opinion’
8 Gusht, 2025

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë seancën për shqyrtimin e kërkesës së përfaqësuesve ligjorë të...

Lexo më shumë

Qëllohet me armë ndaj tufës së kuajve në Llogara, dyshimet e para

Qëllohet me armë ndaj tufës së kuajve në Llogara, dyshimet e para
8 Gusht, 2025

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Llogarasë në Vlorë ku 22 kuaj janë qëlluar me çifte. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com