Life Style

Fustani ikonik i Princeshë Dianës del në ankand me vlerën marramendëse


               Publikuar në : 13:28 - 18/11/19 |
el ida

Një nga fustanet ikonikë të Princeshë Dianës ka dalë në ankand. Fustani i dizajnuar nga Victor Edelstein, që u etiketua asokohe si tepër i guximshëm dhe aspak etik, pasi kishte dekolte të hapur, u vesh nga princesha për herë të parë në vitin 1985, në Shtëpinë e Bardhë, ku kërceu me John Travoltan.

Fustani blu velvet mbart me vete edhe një histori tejet interesante pasi shitet për herë të tretë. Në vitin 1997, dy muaj para se të ndërronte jetë, princeshë Diana e nxori atë në ankand për 100.000 paund dhe paratë e fituara i çoi për bamirësi.

Asokohe fustanin e bleu një biznesmene nga Florida, e quajtur Maureen Dunkel. Ajo e nxori sërish në ankand në vitin 2011 kur falimentoi, megjithatë, fustani nuk u shit deri në mars të vitit 2013, kur një britanik e bleu për 240,000 paund, si një dhuratë për bashkëshorten e tij.

Tani fustani është sërish në ankand dhe vlera fillestare e tij është 350.000 dollarë./Opinion.al

Pas