Këngëtarja kosovare Mihrije Braha është cilësuar gjithnjë si një këngëtare që këndon, por edhe që vishet bukur. Në vitin 1992 ajo është prezantuar në Festivalin Kombëtar të RTSH me këngën “Ta fala zemrën time”, por ai që është komentuar më së shumti ka qenë fustani i saj rozë.
Ndonëse kanë kaluar 24 vjet ajo e ruan ende këtë fustan. Këngëtarja ka qenë e ftuar në “Top Show”, krah artistëve më të mirë shqiptarë të viteve ’90, ku kanë kënduar dhe kujtuar hitet e asaj kohe.
Në këtë promo shohim gjithashtu që ajo ruan ende fustanin bojë rozë, për të cilën e u komentua shumë. Përveç kësaj Mihrija na vërteton që është në formë të shkëlqyer fizike, përsa kohë fustani vazhdon ti rrijë perfekt në trupin e saj.
[fbvideo link=”https://www.facebook.com/tch.topshoë/videos/10153487589651269/” width=”700″ height=”400″ onlyvideo=”1″]