Një 45 vjeçar nga Fushë Kruja është arrestuar nga policia pasi akuzohet për përdhunim dhe shfrytëzim prostitucioni me një të mitur.
Sipas Policisë, ai është Astrit Nika, 45 vjeç banues në Fushë Krujë. Ky person akuzohet se ka përdhunuar shtetasen S.M. 14 vjeçe, si edhe e ka shfrytëzuar për prostitucion në banesën e tij.
Policia thotë se e ka arrestuar Nikën në flagrancë. Po kështu, në banesën e tij është gjendur edhe një 17vjeçar, A.L. i cili është arrestuar gjithashtu. Policia thotë se Nika është person me precedentë të mëparshëm penal.