Një 23-vjeçar nga Fushë Krujë i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në ambjentet e banesës së tij, Viktima është gjetur nga familjarët rreth orës 5:35 të mëngjesit, ndërsa nuk dihen shkaqet që e kanë çuar të riun drejt këtij vendimi.
“Më datë 22.08.2021, rreth orës 05:35, nga familjarët e tij, është dërguar pa shenja jete në urgjencën e Fushë Krujës, shtetasi F. T., rreth 23 vjeç, i cili është gjetur nga familjarët i vetëvarur në banesë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë./Opinion.al