Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fushatë për popullin apo për tepsinë dhe timonin?!

2017/06/21 at 9:34 PM
në Aktualitet, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Fushatë për popullin apo për tepsinë dhe timonin?!

Nga Dritan LACI                                                                                                                                                                                             


Fushata për zgjedhjet parlamentare pothuajse përfundoi, por pyetja që shtrohet është çfarë do mbajmë mend nga premtimet e kësaj fushate? A kishin program partitë që hynë në fushatë? A folën ata për rritjen ekonomike? A folën për uljen e borxhit publik? A folën për taksa më të ulëta? A folën për një shëndetësi më cilësore në shërbim të qytetarit? A folën për rrugë më të mira? A folën për të drejtat e punonjësve? A folën për një kod më të mirë pune për punonjësit? A folën për rritje rrogash? A kishin filozofi të majtë,  të qendrës, apo të djathtë, ato pak premtime që bënë?

Gjithsecili sot në pikë të fushatës kur kanë mbetur diçka më pak se tre ditë nga zgjedhjet mund të bëjë bilancin e tij. A ndihet apo jo i përfaqësuar nga forcat politike që morën pjesë në fushatë?

Është e vështirë në mos për të thënë e pamundur të mbash mend në këtë fushatë një premtim që do të rrisë në katër vitet e ardhshme jetesën e gjithsecilit prej nesh. Pasi të vetmet fjalë që dëgjojmë nga mëngjesi deri në darkë, janë; timon, kazan, tepsi, republikë e drogës, bandit, futja këtij-futja atij, më the, të thashë, ta rregulloj unë kur të vish nga lagjia ime, e kështu me radhë në një gjuhë e cila më shumë se politikani duket si një kafaz lacash të shqyer që kanë dalë poshtë e përpjetë për të shqyer njëri-tjetrin, se sa për ti qarë hallin këtij populli që mesa duket me këtë retorikë boshe do mbetet edhe për katër vitet e ardhshme në vend numëro.

Dikush mund të thotë kështu ka qenë e do të jetë gjithmonë në Shqipëri. Dikush në mungesë të shpresës për një jetë më të mirë po përgatitet të ikë nga vendi. Disa as nuk duan t’ja shikojnë më sytë vendit të tyre. Një pjesë mezi ç’presin t’ju vijë partia në pushtet. Një pjesë e mirë janë pajtuar me realitetin dhe e quajnë mizerabilitetin fatin e tyre të pandryshueshëm. Për ata nuk ka rëndësi se si ja vë emrin shtetit; Rilindje apo Republikë e Re. Pasi nuk kanë asnjë shpresë se dita që do të vi nesër do të jetë më e mirë për ta.

Në fund të fundit, për ta, nuk ka rëndësi se kush e merr timonin kur vetë me të ardhurat që kanë nuk do kenë kurrë mundësi të kenë një makinë të tyre. Nuk u intereson aspak se më kë e ndan tepsinë Rama, Basha, apo Meta, kur në darkë tepsia e tyre është bosh.

Kjo fushatë pa program u tregoi edhe njëherë atyre se nuk janë në axhendën e politikës. Janë thjesht disa numra që shërbejnë për të mbushur kutitë e votimit. Dhe si të tillë sa kohë mungon aksioni qytetar për ti treguar kësaj politike misionin e saj të vërtetë, do të kemi edhe në vazhdim fushata të tilla mjerane, me batuta hidh e prit, me kërcënime mafioze për eleminim dhe me lugën bosh si premtim.

Etiketa: Dritan Laci


Ju sugjerojmë

Disa ditë më parë i përjashtoi, Trump kërcënon me tarifa të reja për telefonat inteligjentë
Bota

Trump planifikon tarifë 200% për produktet farmaceutike, për bakrin e importuar 50%

8 Korrik, 2025 10:31 pm
VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë
Bota

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë

8 Korrik, 2025 10:04 pm
Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën
Bota

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën

8 Korrik, 2025 9:36 pm
“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove
Aktualitet

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove

8 Korrik, 2025 9:10 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Elon Musk kundër administratës Trump: Ata arrestuan një ketër, jo klientët e Epstein

8 Korrik, 2025 9:07 pm
Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve
Aktualitet

Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve

8 Korrik, 2025 8:45 pm
Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja
Sport

Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja

8 Korrik, 2025 8:25 pm
Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare
Aktualitet

Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare

8 Korrik, 2025 7:58 pm
Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje
Sport

Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje

8 Korrik, 2025 7:40 pm
Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë
Bota

Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë

8 Korrik, 2025 7:40 pm
Para
Aksident i trefishtë në Ndroq, plagoset efektivi i Policisë

Sherri te zyra elektorale në Bërxull, policia arreston 3 persona

Punët e shtëpisë i bëjnë burrat më të lumtur

Punët e shtëpisë i bëjnë burrat më të lumtur

Kryemadhi lëshon “bombën” kundër ambasadorëve: Sa më destabilitet të ketë Shqipëria aq më rroga të larta kanë ata

Kryemadhi lëshon "bombën" kundër ambasadorëve: Sa më destabilitet të ketë Shqipëria aq më rroga të larta kanë ata
















TE FUNDIT

Trump planifikon tarifë 200% për produktet farmaceutike, për bakrin e importuar 50%

Disa ditë më parë i përjashtoi, Trump kërcënon me tarifa të reja për telefonat inteligjentë
8 Korrik, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi sot se po shqyrton vendosjen e tarifave shtesë prej 200% për produktet farmaceutike të...

Lexo më shumë

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë
8 Korrik, 2025

Një burrë është goditur me brirë nga një dem në festivalin famëkeq të ndeshjeve me dema në Pamplona, ​​ndërsa tetë...

Lexo më shumë

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën
8 Korrik, 2025

“Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën”, theksoi Presidenti francez Emmanuel Macron gjatë fjalimit të tij sot në parlamentin britanik,...

Lexo më shumë

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove
8 Korrik, 2025

Leonardo Papi, një shtetas italian, është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan pasi thotë se është mashtruar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com