Teksa duket se ështe “ndezur” fushata elektorale per zgjedhjet e 14 Majit, Koalicioni “Bashkë Fitojmë” i është përgjigjur Edi Ramës për posterat me figurën e Ilir Metës dhe Sali Berishës, ku shkruhet “Vetëm përpara. Kurrë më mbrapa”.
Në vendet publike në kryeqytet, koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka vendosur postera, ku shfaqen 2 ministrat e PS të arrestuar Saimir Tahiri, Lefter Koka si dhe deputeti që ndodhet në qeli për aferën e inceneratorëve Alqi Bllako.
Po ashtu shfaqet edhe imazhi i Arben Ahmetaj, aktualisht nën hetim nga SPAK si dhe portretet e Erion Veliajt dhe Ëngjëll Agaçit, edhe keta të akuzuar nga opozita për aferën e Inceneratorëve.
Në imazhet e këtyre të fundit me ironi opozita shkruan “Nga mbrapa vetëm përpara”.