Një tjetër punonjës i administratës shtetërore është pushuar sot nga puna me dyshimin se është angazhuar në fushatë.
Ministrja teknike e Mirëqenies Sociale, Xhulieta Kërtusha i ka kërkuar drejtorit të ISSH Astrit Hado largimin nga puna të inspektorit të ISSH në Gramsh, Urim Kishta.
Masa disiplinore e kërkuar nga ministrja është zbatuar nga drejtori. Mësohet se punonjësi i larguar, ishte emëruar nga PS-ja.