Aktualitet

Fushata, Rama: Turp Lulzim,Zoti i ruajt të verbrit me dy gishta nga vdekja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:10 - 02/04/21 |
Opi Nion

Kryeministri, Edi Rama, ka vijuar edhe këtë të premtëe me kritikat ndaj kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, për organizimin e takimeve zgjedhore.

Duke postuar në Facebook foto të të moshuarve që mbajnë radhën për t’u vaksinuar dhe një foto nga një tubim i Bashës, kryeministri i quan “dy pamjet e një bote të ndarë, mes një populli që respekton rregullat, mbron jetën e vaksinohet dhe një turme që tërhiqet në rrugën e infektimit e të rrezikut për jetën, nga një drejtues pa karakter, pa përgjegjshmëri, pa cipë! Turp Lulzim”.

Në fund të statusit, kryeministri Rama shkruan se në Malin e Zi infektimet u rritën dhe sollën vdekje njerëzish për shkak të këtyre lloj marshimesh elektorale, por shpreson që e njëjta gjë të mos përsëritet në Shqipëri.

“Zoti i ruajt të verbrit me dy gishta nga plagosja e largqoftë vdekja, siç ndodhi në Malin e Zi ku këto lloj marshimesh elektorale rritën infektimet e sollën vdekje njerëzish”, shkruan Rama./Opinion.al

 

Pas