Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fushata për zgjedhjet në Shqipëri, gratë kandidate 11% të protagonizmit në media

2023/05/12 at 7:25 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Fushata për zgjedhjet në Shqipëri, gratë kandidate 11% të protagonizmit në media

Në Shqipëri zëri i grave dhe vajzave kandidate në fushatat zgjedhore ka ardhur duke rënë në tre zgjedhjet e fundit. Sipas një monitorimi të Autoritetit të Mediave Audiovizive në fushatën për zgjedhjet vendore të së dielës, ato kishin vetëm 11% të protagonizmit në media, kundrejt burrave. Aleanca e grave në parlament po mendon që kjo çështje të rregullohet me ligj. Nga ana tjetër aktivistë të barazisë gjinore thonë se tribunat elektorale zotërohen në masë nga drejtuesit kryesorë të partive duke ju lënë shumë pak kohë grave të prezantojnë platformat e tyre përballë zgjedhësve.


Në Shqipëri fushata për zgjedhjet vendore përfundon sot. Në zgjedhje garojnë 144 kandidatë për kryetar bashkie, dhe mbi 23 mijë e 600 kandidatë për anëtarë të këshillave bashkiakë. Ndërsa Kodi Zgjedhor parashikon që në listat e këshilltarëve 50% të jenë gra, për kandidatët për kryetar bashkie nuk ka kuota gjinore, për pasojë, këtë herë, vetëm 15, ose 10.4% e 144 kandidatëve, janë gra. Por, edhe pse për parlamentet e bashkive, konkurrojnë mbi 11 mijë e 800 gra, studiues të zgjedhjeve në Shqipëri, konstatojnë se zëri publik i grave dhe vajzave në fushatë ka qënë i dobët. Autoriteti i mediave audiovizive, pas një monitorimi të televizioneve dhe radiove, konstatoi se diferenca mes zërit të burrave dhe grave, si në prezantimet e takimeve zgjedhore, ashtu dhe në studiot televizive, ishte e thellë.

“Shifra është evidente e shporporcionuar. 11% të protagonizmit e zënë gratë dhe vajzat dhe 89% meshkujt”– u shpreh për Zërin e Amerikës, Dr. Arben Muka, drejtor i programeve në AMA.

Kordinatorja kombëtare e rrjetit “Barazi në Vendimarrje”, Edlira Çepani, thotë se organizata që ajo drejton, ka kryer monitorime të kësaj natyre edhe në dy fushatat e zgjedhjeve të mëparshme. Ajo konstaton se zëri i grave në fushatë, ka ardhur duke u zbehur, nga 14 në 11% në fushatën aktuale.

“ Duket qartë në mënyrë të çuditshme edhe pse është një fushatë lokale, atë po e bëjnë kryetarët e partive. Duke qenë se nuk rregullohet me ligj dhe kuotë, kemi sërish një numër shumë të ulët të grave dhe vajzave kandidate për kryetare bashkie. Kjo i jep atyre një zë edhe më të ulët. Por dhe në mbulimin mediatik në studio, panele, ato kanë një zë të zbehtë”– u shpreh për Zërin e Amerikës, Edlira Çepani, Kordinatore kombëtare e rrjetit “Barazi në vendimarrje”.

Kodi zgjedhor parashikon kohë të caktuar në media për fushatën e partive politike. Por ekspertët vërejnë se ka një arsye se përse zëri i grave në aktivitetet politike që prezantohen në media është i ulët.

Drejtuesit e partive dhe jo kanditatët për kryetarë, e aq më pak ata për këshillat bashkiake, kanë patur mundësi t’u drejtohen votuesve përmes medias. Në këtë atmosferë, zëri i grave kandidate duket se ka humbur.

“Janë strategjitë e partive politike të cilat vënë si protagonistë në fushatë burra. Dhe kjo identifikohet edhe përmes pasqyrimit që i bëjnë televizionet fushatës elektorale. Mënyra se si organizohet ai takimi me zgjedhësit, bën që pjesën e luanit të marrin drejtuesit kryesorë të partive duke lënë në minorancë kandidatet për kryetare dhe anëtare të këshillave bashkiakë të cilat duhet t’u thonë më shumë qytetarëve, të prezantojnë platformat, se si e mendojnë ato zhvillimin e njësisë së tyre administrative”– vijoi Dr. Arben Muka, Drejtor i programeve në AMA.

Por si e shpjegojnë vetë gratë dhe vajzat e përfshira në politikë këtë situatë. Sekretarja organizative e gruas në PS, Etilda Gjonaj,thotë se partia e saj ka bërë disa përparime kur bëhet fjalë për përfaqësimin e grave në qeverisje, me rreth 70%, në bashkëdrejtimin e organizatave socialiste apo dhe degëve të partisë. Por në lidhje me zërin e grave në fushatën zgjedhore situata është ndryshe. Zonja Gjonaj shpejgon se aleanca e grave në parlament po mendon për ta adresuar këtë çështje, në Kuvend.

“Duhej patjetër të kishte një përmirësim. Edhe në kuadër të inisiativave që kemi marrë si gra deputete në parlament, e kemi menduar që ndoshta do duhej të ketë një përcaktim në Kodin Zgjedhor, se sa kohë televizive duhet të ketë një grua kandidate. Duke e artikuluar si një propozim ligjor me qëllim që të përfshihet”– u shpreh për Zërin e Amerikës, Etilda Gjonaj, sekretare e gruas në PS.

E megjithatë Zonja Gjonaj, mendon se gratë në PS e kanë shumë të fuqishëm zërin e tyre në bazë, dhe se disa sondazhe të brendshme, siç thotë ajo, kanë treguar se ato e mbështesin partinë më shumë se burrat.

“Gratë nuk janë thjesht votuese. Gratë janë dhe menaxhere fushate. Gratë janë dhe të deleguara që merren me zona të caktuara. Dhe më thënë të drejtën pa ulur aspak rëndësinë e rolit dhe të kontributit të burrave në parti, gratë kanë një rol të jashtzakonshëm. Se janë ato që bëjnë një punë si milingonat të cilat shkojnë derë më derë dhe përcjellin në strukturat e partisë problematikat”– vijoi Etilda Gjonaj, sekretare e gruas në PS.

Deputetja e PD Merita Bakiu, e cila më herët ka patur një përvojë si anëtare në këshillin bashkiak në Krujë, mendon se gratë kandidate për këto këshilla duhet dëgjuar, dhe se zëri i tyre në fushatë thuajse mungoi.

“Gjatë përvojës që kam patur si këshilltare bashkie, kam takuar gra që kanë ide shumë të mira për zhvillimin e bashkive ku kandidojnë, por nuk u jepet mundësia t’i shpalosin këto ide”– u shpreh për Zërin e Amerikës Merita Bakiu, deputete e PD.

Me një përvojë 4 vjeçare si anëtare e këshillit bashkiak në Tiranë, Maura Linadi, kandidon sërish në këto zgjedhje. Ajo do donte që gratë të kishin më shumë zë në kohën televizive të përcaktuar për fushatën në media. E megjithatë Zonja Linadi thotë se ato kanë pika të tjera të forta.

“Ne gratë, pikën më të fortë e kemi në terren. Ju e patë dhe sot, ne marrim çdo mendim dhe kritikë dhe e përcejllim atje ku duhet, për t’i ardhur në ndihmë nevojave të gjithë qytetarëve të Tiranës”- u shpreh për Zërin e Amerikës Maura Linadi, kandidate për këshillin e bashkisë, Tiranë.

Në Shqipëri kornizat ligjore për rritjen e përfaqësimit të grave në parlament dhe këshillat bashkiakë janë përmirësuar ndjeshëm. Por përtej këtyre ajo që shqetëson aktivistët për barazinë gjinore, lidhet me zërin e dobët të gruas, kur bëhet fjalë për ballafaqimin e ideve dhe të platformave të tyre në fushatë. Ndonëse roli i grave në bazë për partitë është i fortë, tribunat e mitingjeve elektorale vazhdojnë të zotërohen në masën 90% nga burrat me pushtet në parti, dhe kjo sipas studiuesve nuk është një shenjë e mirë për demokracinë./VOA

Etiketa: 14 Majgrashqiperizgjedhje


Ju sugjerojmë

Greqi, tërmet i fuqishëm në ishullin Rodos/Banorët e turistët, në rrugë të tmerruar
Rajoni

Greqi, tërmet i fuqishëm në ishullin Rodos/Banorët e turistët, në rrugë të tmerruar

3 Qershor, 2025 10:15 am
“Qëlluan pa paralajmërim”, Hamas: Izraeli vrau 20 palestinezë, mbi 100 të plagosur
Bota

“Qëlluan pa paralajmërim”, Hamas: Izraeli vrau 20 palestinezë, mbi 100 të plagosur

3 Qershor, 2025 10:00 am
Zbulohen magazinat ku stampoheshin veshje të kontrabanduara, 4 të arrestuar
Aktualitet

Zbulohen magazinat ku stampoheshin veshje të kontrabanduara, 4 të arrestuar

3 Qershor, 2025 9:46 am
Ditë të vështira për kryeministrin polak, Donald Tusk
Bota

Ditë të vështira për kryeministrin polak, Donald Tusk

3 Qershor, 2025 9:34 am
Provimi i gjuhës së huaj/ Manastirliu: Përfshirja e nxënësve me nevoja të veçanta…
Aktualitet

Provimi i gjuhës së huaj/ Manastirliu: Përfshirja e nxënësve me nevoja të veçanta…

3 Qershor, 2025 9:27 am
Qeveria serbe nuk po i përfill kërkesat për media të lira
Rajoni

Qeveria serbe nuk po i përfill kërkesat për media të lira

3 Qershor, 2025 8:56 am
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Aktualitet

Nisja e sezonit turistik/Rama: Hapen 36 qendra shëndetësore verore në vend

3 Qershor, 2025 8:49 am
Britania e Madhe planifikon fabrika të reja municionesh
Bota

Britania e Madhe planifikon fabrika të reja municionesh

3 Qershor, 2025 8:39 am
27 mijë maturantë i nënshtrohen provimit të Gjuhës së Huaj
Aktualitet

27 mijë maturantë i nënshtrohen provimit të Gjuhës së Huaj

3 Qershor, 2025 8:26 am
Çdo i dytë i huaj me leje qëndrimi në Serbi vjen nga Rusia
Rajoni

Çdo i dytë i huaj me leje qëndrimi në Serbi vjen nga Rusia

3 Qershor, 2025 8:19 am
Para
Rama mbyll fushatën në Durrës: Do të rikthehet se s’bën në portën kryesore të Adriatikut

Rama mbyll fushatën në Durrës: Do të rikthehet se s'bën në portën kryesore të Adriatikut

Papa Françesku paralajmëron: Kafshët shtëpiake nuk duhet të zëvendësojnë fëmijët në Itali

Papa Françesku paralajmëron: Kafshët shtëpiake nuk duhet të zëvendësojnë fëmijët në Itali

“Bashkë Fitojmë”mbyll fushatën në Tiranë,Këlliçi: Patronazhistët të paketojnë plaçkat…

“Bashkë Fitojmë”mbyll fushatën në Tiranë,Këlliçi: Patronazhistët të paketojnë plaçkat...
















TE FUNDIT

Greqi, tërmet i fuqishëm në ishullin Rodos/Banorët e turistët, në rrugë të tmerruar

Greqi, tërmet i fuqishëm në ishullin Rodos/Banorët e turistët, në rrugë të tmerruar
3 Qershor, 2025

Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë të shkallës Rihter ndodhi në orën 02:17 pas mesnatës me orën lokale, në zonën...

Lexo më shumë

“Qëlluan pa paralajmërim”, Hamas: Izraeli vrau 20 palestinezë, mbi 100 të plagosur

“Qëlluan pa paralajmërim”, Hamas: Izraeli vrau 20 palestinezë, mbi 100 të plagosur
3 Qershor, 2025

Ushtria izraelite hap zjarr në një qendër shpërndarjeje ndihmash, duke lënë 20 persona të vranë dhe më shumë se 100...

Lexo më shumë

Zbulohen magazinat ku stampoheshin veshje të kontrabanduara, 4 të arrestuar

Zbulohen magazinat ku stampoheshin veshje të kontrabanduara, 4 të arrestuar
3 Qershor, 2025

Policia ka zbuluar në Rrugën e Arbërit, 2 magazina ku stampoheshin veshje të kontrabanduara, me logo false. Raportohet se 2...

Lexo më shumë

Ditë të vështira për kryeministrin polak, Donald Tusk

Ditë të vështira për kryeministrin polak, Donald Tusk
3 Qershor, 2025

Pas humbjes së kandidatit proevropian Nawrocki në zgjedhjet presidenciale polake, kryeministri Donald Tusk planifikon të kërkojë votëbesimin. "Testi i parë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com