Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fushata kundër kancerit të gjirit, Manastirliu: Mamografi falas në çdo spital

2021/10/01 at 9:56 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Manastirliu-qytetarëve: Vaksinohuni, qendrat e hapura edhe gjatë fundjavës

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka çelur ditën e sotme  fushatën kundër kancerit të gjirit, në muajin dedikuar luftës ndaj kësaj sëmundje.


Manastirliu u bën apel të gjithë grave dhe vajzave të mos neglizhojnë shëndetin e tyre dhe të kryejnë në kohë ekzaminimet ndaj kancerit të gjirit.

“Ne gratë duke u kujdesur për familje, duke përmbushur detyrimet në punë, edhe me angazhimet e tjera familjare e shoqërore shpesh herë harrojmë një gjë shumë të rëndësishme; kujdesin për shëndetin tonë. Është detyra jonë të kujdesemi për fëmijët, për familjen, për prindërit dhe të afërmit. Ashtu sikurse është përgjegjësia jonë që në rdhë të parë të mos neglizhojmë kujdesin për veten. Pandemia ka pasur efektet e saj në jetët tona. Për fat të keq duke krijuar vonesa në kontrollet rutinë për shëndetin, sidomos tek gratë. Ndaj në këtë tetor rozë do t’i lutesha çdo gruaje të marrë vetëm 30 minuta nga koha e saj, të bëjë vetëkontrollin e gjirit dhe të kryejë mamografinë”, thekson Manastirliu në mesazhin e  saj.

Gjithashtu gjatë fjalës së saj Manastirliu ka informuar se tashmë mamografia është falas në çdo qenër spitalore rajonale.

“Programi ynë i diagnostikimit të hershëm të kancerit të gjirit ka siguruar mamografitë në çdo spital rajonal nga veriu në jug dhe ky shërbim është falas. Vetëm duke patur shëndet të mirë, duke u kujdesur për veten ne gratë mund të shpalosim potencialin tonë të plotë, në përmbushje të misionit tonë për mirërritjen e fëmijëve, për kujdesin ndaj familjes dhe për zhvillimin e shoqërisë. Unë besoj te forca e shembullit”, tha Manastirliu.

Ndërkohë që krahë Ministres kanë qenë dhe tre gra që po fitojnë betejën me sëmundjen e rëndë, teksa u janë drejtuar me këto fjalë grave dhe vajzave:

“E lashë pas dore. Ka qenë dashuria dhe vëmendja e familjarëve dhe e miqve të mi më të ngushtë. Ka qenë lufta frontale e ekipit të specializuar të mjekëve të spitalit onkologjik në Tiranë, të cilët morën masa të menjëhershme, jo vetëm për të më diagnostikuar, por edhe për ta luftuar kancerin e gjirit, që ishte shfaqur në trupin tim. Mos nguroni. Diagnostikohuni për kancerin e gjirit jo vetëm në muajin tetor”, thotë në mesazhin e saj gazetarja Rezarta Reçi.

“Ishte beteja më e vështirë e jetës time. Eksperiencë e cila më kërkoi forcë dhe kurajo për ta përballuar. E gjeta forcën dhe kurajon përmes suportit të familjes time dhe përkushtimit të mjekëve”, shprehet Mimoza Dosti.

“Sot i them çdo gruaje, mos neglizho! Lufto për jetën! Ajo është e shtrenjtë”, thotë Mimoza Groballi.

Etiketa: kancer gjirimanastirliu


Ju sugjerojmë

Plani i paqes i SHBA parashikon anëtarësimin e Ukrainës në BE më 2027
Bota

Plani i paqes i SHBA parashikon anëtarësimin e Ukrainës në BE më 2027

12 Dhjetor, 2025 9:26 pm
Raporti i OKB: 226 civilë ukrainas të vrarë nga Rusia në nëntor
Bota

Raporti i OKB: 226 civilë ukrainas të vrarë nga Rusia në nëntor

12 Dhjetor, 2025 8:21 pm
Aksident i rëndë në Kosovë, viktima mbeten dy shqiptare
Kronikë

Aksident i rëndë në Kosovë, viktima mbeten dy shqiptare

12 Dhjetor, 2025 7:05 pm
Rikthimi në detyrë i Ballukut, Berisha: Do mbledhim kryesinë dhe do nisim protestat
Kryesore

Rikthimi në detyrë i Ballukut, Berisha: Do mbledhim kryesinë dhe do nisim protestat

12 Dhjetor, 2025 7:00 pm
Begaj dekreton emërimin e Genti Shalës si gjyqtar të Gjykatës së Lartë
Aktualitet

Begaj dekreton emërimin e Genti Shalës si gjyqtar të Gjykatës së Lartë

12 Dhjetor, 2025 6:19 pm
Aksident në Lezhë, makina përplaset me motorin
Kronikë

Aksident në Lezhë, makina përplaset me motorin

12 Dhjetor, 2025 6:05 pm
BE po “mendon” organizimin e bisedimeve për paqe me Rusinë, Zelensky: Nuk i besoj Putinit
Bota

Washington Post: Takime sekrete mes kryenegociatorit ukrainas dhe drejtuesve të FBI

12 Dhjetor, 2025 6:01 pm
Dosja Epstein, Trump në foto i rrethuar nga gra, publikohen detaje të reja
Bota

Dosja Epstein, Trump në foto i rrethuar nga gra, publikohen detaje të reja

12 Dhjetor, 2025 5:56 pm
U pezullua nga detyra, Balluku ankimon masën e sigurisë në Apel
Aktualitet

Kushtetuesja riktheu Ballukun në detyrë, si u ndanë votat në Gjykatë

12 Dhjetor, 2025 5:15 pm
Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Belinda Ballukun
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Belinda Ballukun

12 Dhjetor, 2025 4:24 pm
Para
Reforma në Drejtësi në kolaps, Ulsi Manja: “Kushtetuta s’ka recetë për kapsllëkun e opozitës”

“Shteti i së drejtës peng i korrupsionit”, Manja:Ja si do i plotësojmë vakancat

30-vjetori i çeljes së Ambasadës Amerikane në Tiranë

30-vjetori i çeljes së Ambasadës Amerikane në Tiranë

Aleanca për Teatrin: Soreca ndikoi te gjykata, të shpallet “non grata”

“Urgjente, Vettingu të përfundojë sa më shpejt”, Soreca: Ka disa dosje që...
















TE FUNDIT

Plani i paqes i SHBA parashikon anëtarësimin e Ukrainës në BE më 2027

Plani i paqes i SHBA parashikon anëtarësimin e Ukrainës në BE më 2027
12 Dhjetor, 2025

Mediat ndërkombëtare, Financial Times dhe AFP, duke u thirrur në burime, raportuan se plani i paqes i propozuar nga Shtetet...

Lexo më shumë

Raporti i OKB: 226 civilë ukrainas të vrarë nga Rusia në nëntor

Raporti i OKB: 226 civilë ukrainas të vrarë nga Rusia në nëntor
12 Dhjetor, 2025

Raketat e fuqishme ruse me rreze të gjatë veprimi dhe sulmet me dronë në zona me popullsi të dendur përbënin...

Lexo më shumë

Aksident i rëndë në Kosovë, viktima mbeten dy shqiptare

Aksident i rëndë në Kosovë, viktima mbeten dy shqiptare
12 Dhjetor, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të premte në aksin Prizren-Suharekë, ku një makinë me targa shqiptare është përplasur...

Lexo më shumë

Rikthimi në detyrë i Ballukut, Berisha: Do mbledhim kryesinë dhe do nisim protestat

Rikthimi në detyrë i Ballukut, Berisha: Do mbledhim kryesinë dhe do nisim protestat
12 Dhjetor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që riktheu në detyrë Belinda Ballukut si zv.kryeministre dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com