Kryeministri Edi Rama këtë të dielë ka publikuar një video nga zona e Reçit në Shkodër, ku ka nisur fushata e hedhjes së insektit që lufton “grerëzën e zezë”.
Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i qeverisë shkruan se për ruajtjen e këtyre pemëve të kërkuara nga tregu vendas dhe ndërkombëtar po përdoret tashmë një metodë e certifikuar nga BE pa pasur nevojën e përdorimit të kimikateve.
“Nisi sot në zonën e Reçit Shkodër, fushata e hedhjes së insektit që lufton “grerëzën e zezë” të gështenjave. Kjo metodë e certifikuar nga BE siguron ruajtjen dhe mirëmbajtjen pa pasur nevojën e përdorimit të kimikateve duke garantuar cilësinë e këtij produkti shumë të kërkuar në tregun vendas dhe ndërkombëtar”, shkruan Rama përkrah videos./Opinion.al