Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fushata e veçantë e gazetarit: Shesim tapat plastike, ndihmojmë fëmijët e amputuar

2023/09/07 at 8:21 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Fushata e veçantë e gazetarit: Shesim tapat plastike, ndihmojmë fëmijët e amputuar

A e kishit menduar ndonjëherë se tapat plastike të bëra bashkë mund të kthehen në shpresë për njerëzit e amputuar?


Gazetari Osman Stafa, me dëshirën e madhe për të bërë mirë, ka nisur që prej Gushtit fushatën e tij sensibilizuese për të mos hedhur tapat e shisheve plastike.

Ashtu siç funksionon edhe në disa vende të tjera, këto tapa në sasi të konsiderueshme u shiten ricikluesve dhe me paratë e mbledhura mund të ndihmohen fëmijë, të rritur apo të moshuar të amputuar që s’kanë mundësi të blejnë një protezë apo karrocë. I ftuar këtë të Enjte tek “Rudina” në Tv Klan ai flet me detaje për projektin të cilën ka qëllim ta kthejë në një punë masive me kontributin e çdo qytetari.

Osman Stafa: Tapa është lëndë e parë për ricikiluesit të cilët më pas prodhojnë material të ndryshme me këto lloj tapash. E çdo lloj forme apo madhësie funksionon për fushatën tonë. Tek e fundit ne këto do i hedhim te koshi i mbeturinave, kjo është bërë deri më tani. Tani, duke e ndarë nga pjesa tjetër, ne e mbajmë dhe njëherë në 2 muaj apo 3 muaj, duke më kontaktuar mua në rrjetet sociale, dhe më pas ricikluesit i blejnë dhe me paratë që marrim mbrapsht, duke qenë çdo gjë transparente…

-Po patjetër, por besoj se duhen shumë tapa për të grumbulluar pastaj paratë për të blerë një protezë sepse edhe ato kushtojnë, duhet punë e madhe.

Osman Stafa: Janë ngritur grupe vullnetare në çdo qytet të Shqipërisë, po tentojmë të ngremë dhe të tjera. Nga kjo tapë nis çdo gjë, për të mbledhur sasinë që nevojitet. Ka familje të varfra apo fëmijë të amputuar, të cilët gjatë rritjes, shkojnë në shkollë e bullizohen e të tjera probleme. Por, në momentin që ti i mundëson një protezë ai ngrihet në këmbë dhe ecën normalisht, madje edhe vrapon. Ndryshon jetën!

Ky njeri ka nevojë vetëm për këtë aktin e vogël, ka fëmijë që nuk dalin dot jashtë sepse janë të paralizuar, pse mos t’u mundësojmë dot një karrocë? Një karrocë me bateri që ka një kosto të caktuar, dhe ti i jep atij njeriu një lloj lirie. Ka dhe nga ata njerëz që jetojnë jashtë Shqipërisë që më kanë shkruar, ata s’kanë mundësi të mbledhin apo të dorëzojnë tapat, por më kanë thënë që duan të mundësojnë protezën për një fëmijë apo gjysh. Kjo fushatë ka shërbyer…

Na ka ndodhur që teksa në Tiranë zhvilloheshin koncerte, jemi organizuar 5, 6 vetë dhe kemi qëndruar deri në orën 2 të mëngjesit duke mbledhur tapat, dhe unë personalisht, por edhe personat që erdhën si vullnetarë. Kjo për të dhënë një mesazh; Nuk është turp të mbledhësh tapa plastike, turp është kur e ke një të mirë aty dhe nuk i jep një shtysë për t’u bërë bashkë, sepse duke u bërë sa më shumë ne shkojmë në  ndihmë të atyre që kanë nevojë./tvklan

Etiketa: Osman Stafapersona të amputuartapa plastike


Ju sugjerojmë

Reshjet e dendura të shiut në Bulqizë, përmbyten disa rrugë
Aktualitet

Reshjet e dendura të shiut në Bulqizë, përmbyten disa rrugë

10 Nëntor, 2025 9:41 am
Zgjedhjet, PS fiton të 5-ta bashkitë
Kryesore

Zgjedhjet, PS fiton të 5-ta bashkitë

10 Nëntor, 2025 8:16 am
“Safet Bajri ka kërkuar të dëgjohet në Grupin e PS”, Bardhi: Rektori i Universitetit Bujqësor kërkoi strehim te ju 
Kryesore

“Asnjë deputet në komisionet parlamentare”, mesazhi i Bardhit për deputetët e PD-së

9 Nëntor, 2025 9:35 pm
Dalin rezultatet e para të Exit poll-eve në Kosovë, Përparim Rama merr Prishtinën
Kryesore

Dalin rezultatet e para të Exit poll-eve në Kosovë, Përparim Rama merr Prishtinën

9 Nëntor, 2025 9:19 pm
Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët
Aktualitet

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët

9 Nëntor, 2025 6:20 pm
Arrihet marrëveshja PS-PD për Reformën Zgjedhore, 2/3 e listës pa herës! 1/3 të emrave i cakton kryetari i partisë 
Aktualitet

Zgjedhjet e pjesshme/14.46% e qytetarëve pjesëmarrës në votim deri në orën 12:00

9 Nëntor, 2025 1:09 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 9 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

9 Nëntor, 2025 12:34 pm
Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara
Bota

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

8 Nëntor, 2025 10:22 pm
Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…
Kryesore

Zgjedhje në 5 bashki, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

8 Nëntor, 2025 9:19 pm
Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës
Kryesore

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

8 Nëntor, 2025 6:00 pm
Para
“Allahu Akbar!” Pasagjeri tenton të hapë derë e avionit në fluturim, shqiptari e ndalon

“Allahu Akbar!” Pasagjeri tenton të hapë derë e avionit në fluturim, shqiptari e ndalon

OKB: Bota po i braktis gratë

OKB: Bota po i braktis gratë

Zbulohet një sferë misterioze e artë në fund të oqeanit, shkencëtarët nisin studimet

Zbulohet një sferë misterioze e artë në fund të oqeanit, shkencëtarët nisin studimet
















TE FUNDIT

Reshjet e dendura të shiut në Bulqizë, përmbyten disa rrugë

Reshjet e dendura të shiut në Bulqizë, përmbyten disa rrugë
10 Nëntor, 2025

Reshjet e dendura të ditës së djeshme dhe të natës së kaluar kanë shkaktuar probleme në disa akse rrugore të...

Lexo më shumë

Zgjedhjet, PS fiton të 5-ta bashkitë

Zgjedhjet, PS fiton të 5-ta bashkitë
10 Nëntor, 2025

Partia Socialiste është shpallur fituese në të pesta bashkitë ku të dielën u zhvilluan zgjedhjet të pjesshme lokale. Me një...

Lexo më shumë

“Asnjë deputet në komisionet parlamentare”, mesazhi i Bardhit për deputetët e PD-së

“Safet Bajri ka kërkuar të dëgjohet në Grupin e PS”, Bardhi: Rektori i Universitetit Bujqësor kërkoi strehim te ju 
9 Nëntor, 2025

Partia Demokratike ka vendosur të bojkotojë ditën e hënë çdo komision parlamentar, ndërsa është njoftuar mbledhje e grupit në orën...

Lexo më shumë

Dalin rezultatet e para të Exit poll-eve në Kosovë, Përparim Rama merr Prishtinën

Dalin rezultatet e para të Exit poll-eve në Kosovë, Përparim Rama merr Prishtinën
9 Nëntor, 2025

Kanë dalë tashmë rezultatet e para të votimit për zgjedhjet lokale në Kosovë, në raundin e dytë të  tzre. Sipaas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com