Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fushata e republikanëve në zgjedhjet paraprake

2023/06/28 at 7:18 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Fushata e republikanëve në zgjedhjet paraprake

Ish-presidenti Donald Trump po bën fushatë për t’u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë, duke u zotuar të fitojë këtë herë ndaj Presidentit Joe Biden, pas humbjes që pësoi në zgjedhjet e vitit 2020. Por së pari zoti Trump do të duhet të mposhtë një numër në rritje të republikanëve që po konkurrojnë gjithashtu për të siguruar emërimin e partisë si kandidat të saj për president. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Steve Herman thotë se numri i madh i konkurrentëve është në avantazhin e zotit Trump, pasi shumica e tyre hezitojnë ta kritikojnë ish-presidentin.

Sondazhet e votuesve të mundshëm republikanë tregojnë se Donald Trumpi ka një epërsi të madhe ndaj sfiduesve të tjerë të deklaruar në zgjedhjet paraprake, përfshirë dy më të shquarit: Guvernatorin e Floridës Ron DeSantis dhe ish-nënpresidentin Mike Pence.

Zoti Trump mbetet sfidues pavarësisht se u bë i pari ish-president që përballet me akuza penale federale.

Strategu politik dhe veteran i pesë fushatave presidenciale republikane, Stuart Stevens nuk është i befasuar nga epërsia e fortë e ish presidentit.

“Kjo është partia e Trumpit. Dhe nuk shoh asnjë arsye për të besuar se çështjet ligjore që ai ka, do ta ndryshojnë këtë. Në shumë mënyra, thjesht e forcojnë zotin Trump. Ai ka arritur ta portretizojë veten me sukses si viktimë”.

Konkurrenti më i fundit në fushën republikane është ish-ligjvënësi Will Hurd nga Teksasi.

“…Nëse zgjedhim një politikan të dështuar, egoist si Donald Trump, i cili humbi Dhomën e Përfaqësuesve, Senatin dhe Shtëpinë e Bardhë, të gjithë e dimë se Joe Biden do të fitojë përsëri”.

Pak nga republikanët e tjerë që kandidojnë janë po kaq kritikë të hapur ndaj zotit Trump. Përjashtim bën ish-guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie.

“Donald Trumpi na bëri më të dobët,duke na ndarë edhe më shumë”.

Me përjashtim të zotit Pence, shumë në garë ka të ngjarë të marrin pjesë si kandidatë të mundshëm për postin e nënpresidentit, ose po e përdorin këtë sezon primaresh si një bazë për vitin 2028.

Ashtu si kryebashkiaku i Majamit, Francis Suarez, ata shënjestrojnë presidentin Biden dhe demokratët – jo Donald Trumpin.

“Nën këtë administratë, Amerika ka filluar përsëri të dyshojë në veten e saj”.

Cilido qoftë motivimi i tyre, ka një arsye të llogaritur në qasjen e kujdesshme të shumicës së kandidatëve ndaj ish presidentit Trump.

“Nëse pozicionohesh kundër Joe Bidenit, kjo është një gjë e mirë në zgjedhjet paraprake republikane. Por historia ka treguar se kur sulmon Donald Trumpin, ai të kundërsulmon shumë fort. Ndoshta Chris Christie është një përjashtim – por nuk mendoj se pjesa tjetër e tyre po kërkojnë të luftojnë me Donald Trumpin”.

Për votuesit, mundësia e tyre e parë për të vlerësuar shumë prej atyre që konkurrojnë për president do të vijë kur kandidatët të përballen drejtpërdrejt me njëri-tjetrin, më 23 gusht – dita kur Partia Republikane ka planifikuar debatin e saj të parë të sezonit të primareve./VOA

Ju sugjerojmë

Disa ditë më parë i përjashtoi, Trump kërcënon me tarifa të reja për telefonat inteligjentë
Bota

Trump planifikon tarifë 200% për produktet farmaceutike, për bakrin e importuar 50%

8 Korrik, 2025 10:31 pm
VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë
Bota

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë

8 Korrik, 2025 10:04 pm
Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën
Bota

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën

8 Korrik, 2025 9:36 pm
“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove
Aktualitet

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove

8 Korrik, 2025 9:10 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Elon Musk kundër administratës Trump: Ata arrestuan një ketër, jo klientët e Epstein

8 Korrik, 2025 9:07 pm
Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve
Aktualitet

Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve

8 Korrik, 2025 8:45 pm
Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja
Sport

Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja

8 Korrik, 2025 8:25 pm
Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare
Aktualitet

Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare

8 Korrik, 2025 7:58 pm
Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje
Sport

Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje

8 Korrik, 2025 7:40 pm
Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë
Bota

Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë

8 Korrik, 2025 7:40 pm
Para
Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, Kurti viziton veriun e Mitrovicës

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, Kurti viziton veriun e Mitrovicës

Lavrov: Nuk ka propozime serioze nga Perëndimi për zgjidhjen e paqes me Ukrainën

Lavrov: Nuk ka propozime serioze nga Perëndimi për zgjidhjen e paqes me Ukrainën

VIDEO/ Gafa e radhës Biden: Putin po humbet luftë në Irak

VIDEO/ Gafa e radhës Biden: Putin po humbet luftë në Irak

TE FUNDIT

Trump planifikon tarifë 200% për produktet farmaceutike, për bakrin e importuar 50%

Disa ditë më parë i përjashtoi, Trump kërcënon me tarifa të reja për telefonat inteligjentë
8 Korrik, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi sot se po shqyrton vendosjen e tarifave shtesë prej 200% për produktet farmaceutike të...

Lexo më shumë

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë
8 Korrik, 2025

Një burrë është goditur me brirë nga një dem në festivalin famëkeq të ndeshjeve me dema në Pamplona, ​​ndërsa tetë...

Lexo më shumë

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën
8 Korrik, 2025

“Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën”, theksoi Presidenti francez Emmanuel Macron gjatë fjalimit të tij sot në parlamentin britanik,...

Lexo më shumë

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove
8 Korrik, 2025

Leonardo Papi, një shtetas italian, është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan pasi thotë se është mashtruar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com