Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Furtunë në Kakavijë, policë e doganierë të arrestuar. Ja si kaloi kamioni me 1.1 ton kanabis pa asnjë kontroll

2017/04/26 at 9:14 AM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Furtunë në Kakavijë, policë e doganierë të arrestuar. Ja si kaloi kamioni me 1.1 ton kanabis pa asnjë kontroll

Doganierë dhe policë kufiri janë nën akuzë se kanë kaluar një kamion me 1.1 ton kanabis na i bërë asnjë kontroll. Lënda narkotike u kap nga policia kufitare greke në Kakavijë, ndërsa në doganën tonë kishte kaluar lehtësisht. Bëhet fjalë për ngjarjen e 2 Shkurtit të këtij viti kur u kap kamioni me sasinë e madhe të drogës dhe shoferi arriti të arratisej.


Kjo është hera e dytë, brenda muajit që prokuroria ngre akuza dhe çon pas hekurave doganierë dhe policë të implikuar në trafikun e lëndëve narkotike në sasi të mëdha.

Kësisoj, përmes një njoftimi për mediat Prokuroria e Krimeve të Rënda bën të ditur se “punonjës të policisë dhe të doganës në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës kanë krijuar lehtësitë e nevojshme që një kamion me rreth 1.1 ton kanabis të kalojë në Greqi, në dt. 17.02.2017”.

Kamion me targa dhe drejtues shqiptar, është zbuluar nga ana e autoriteteve doganore në pjesën greke të Kakavijës, një sasi prej rreth 1 117 kg lëndë narkotike, e dyshuar kanabis sattiva.

Shoferi i mjetit, i cili sapo kishte kaluar në Doganën dhe Pikën e Kalimit Kufitar shqiptar është larguar menjëherë nga mjeti, sapo ka konstatuar se policia greke kishte zbuluar lëndën narkotike, e cila gjendej në pjesën e përparme të karrocerisë. Prej atij momenti, shoferi është larguar dhe nuk është gjetur nga ana e autoriteteve greke, të cilat kanë nisur hetimet për llogari të tyre.

Pas këtij informacioni, Prokuroria për Krime të Rënda zhvilloi hetimet, nga ku rezultoi se punonjësit policorë dhe doganorë, të cilët kishin plotësuar formularët e kontrollit për këtë kamion, në fakt nuk kanë realizuar asnjë kontroll.

Më konkretisht;

– Ky kamion nuk i është nënshtruar kontrollit me skaner. Nga ky kontroll do të ishte evidentuar ngarkesa me lëndë narkotike e vendosur në një hapësirë të parapërgaditur në pjesën e përparme të karocerisë së kamionit, pasi ishte një sasi e konsiderueshme.

– Kamioni nuk është peshuar në peshoren që gjendet në Doganën Kakavijë. Nëse do të ishte vendosur në peshore do të dilte një peshë prej 1 ton e 147 kg dhe 423 gram më shumë sesa pesha e kamionit në dokumentat e tij.

– Nuk është matur gjatësia e jashtme e karrocerisë së kamionit me hapësirën e brendshme. Diferenca midis dy gjatësive do të ishte e mjaftuashme për të kuptuar se në karoceri ka ndërhyrje.

– Nuk është bërë kontrolli me qenin antidrogë që është i destinuar për kontrolle të tilla. Në rast se qeni antidrogë do të ishte afruar kamionit apo të ishte futur brenda tij, nisur nga era karakteristike që ka lënda narkotike e llojit “cannabis sattiva” dhe sasi e konsiderueshme që ishte fshehur në kamion, me siguri rezultatet do të ishin pozitive.

– Nuk është vlerësuar fakti se ky shtetas në mënyrë të përsëritur i është nënshtruar kontrollit në kufi së bashku me kamionin që drejtonte mbi dyshimet se merret me aktivitet të kundraligjshëm.

Për këto arsye, në bazë të hetimeve të deritanishme, Prokuroria për Krime të Rënda ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, e miratuar nga Gjykata për Krime të Rënda, për disa persona, të dyshuar për veprën penale të “Trafikut të narkotikëve”, në bashkëpunim.

Masat e sigurimit janë ekzekutuar nga ana e efektivëve të Shërbimit për Çështje të Brendshme dhe Ankesa në Ministrinë e Brendshme, si edhe nga Policia e Shtetit, për 3 nga të dyshuarit, ndërsa për dy të tjerë nuk është bërë i mundur arrestimi dhe janë shpallur në kërkim, si më poshtë:

1.Ylli Rustemi, doganier pranë Doganës Kakavijës, Gjirokastër, arrestuar

2.Vladimir Skrapalliu, inspektor policie pranë Pikës së Kalimit Kufitarë Kakavi, arrestuar
3.Blerim Mëhilli, inspektor policie pranë Pikës së Kalimit Kufitarë Kakavi, arrestuar.

4.Klement Budo, inspektor policie pranë Pikës së Kalimit Kufitarë Kakavi, shpallur në kërkim

5.Qamil Muçaj, banor i fshatit Hekal, Fier, pronari dhe shoferi i kamionit, shpallur në kërkim.

Etiketa: arrestimedoganieredrogekakavijekamionpoliceprokuroria e krimeve te renda


Ju sugjerojmë

Paralajmërimi i presidentit Macron: Evropa është e vdekshme, i duhet mbrojtje më e fortë
Bota

Macron:Nëse tregojmë dobësi sot kundër Rusisë,do të paguajmë një çmim të rëndë nesër

17 Gusht, 2025 9:33 pm
Rrezikoi mbytjen, policia kufitare shpëton pushuesen në Gjirin e Shën Janit
Aktualitet

Rrezikoi mbytjen, policia kufitare shpëton pushuesen në Gjirin e Shën Janit

17 Gusht, 2025 8:55 pm
Patos/ Përfshihet nga flakët një servis automjetesh
Aktualitet

Patos/ Përfshihet nga flakët një servis automjetesh

17 Gusht, 2025 8:31 pm
“Putin bën lojëra të ndyra”/Zelensky: Po ushtroj trysni për këmbimin e të burgosurve
Bota

Zelensky: Çdokush është i bindur se kufijtë nuk ndryshohen me forcë!

17 Gusht, 2025 8:08 pm
Përkujtohet masakra e Qafës së Valmirit
Aktualitet

Përkujtohet masakra e Qafës së Valmirit

17 Gusht, 2025 7:51 pm
Merdare/ Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kosovë
Rajoni

Merdare/ Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kosovë

17 Gusht, 2025 7:29 pm
Rama ndan lajmin: Hapet Qendra Shëndetësore Verore në Kishën e Laçit
Aktualitet

Rama ndan lajmin: Hapet Qendra Shëndetësore Verore në Kishën e Laçit

17 Gusht, 2025 7:12 pm
Jeta nën talibanët: Të rinjtë e Kabulit dhe rezistenca e tyre në heshtje
Bota

Jeta nën talibanët: Të rinjtë e Kabulit dhe rezistenca e tyre në heshtje

17 Gusht, 2025 6:48 pm
14-vjeçari vrau bashkëmoshatarin në Maliq, flet avokati: Autori shprehu pendesë
Aktualitet

14-vjeçari vrau bashkëmoshatarin në Maliq, flet avokati: Autori shprehu pendesë

17 Gusht, 2025 6:10 pm
Maliq/ Vrau bashkëmoshatarin e tij me thikë, lihet në burg 14-vjeçari
Aktualitet

Maliq/ Vrau bashkëmoshatarin e tij me thikë, lihet në burg 14-vjeçari

17 Gusht, 2025 6:00 pm
Para
Horoskopi, 12 Shtator 2016

Horoskopi 26 prill 2017

Foto/ Marina Fara “kokë e këmbë” e dashuruar, shikoni çfarë poston

Një muaj pas fejesës merr fund romanca e Marina Farës me Edin. Pse u nda çifti?

Policia që (s)duam!
















TE FUNDIT

Macron:Nëse tregojmë dobësi sot kundër Rusisë,do të paguajmë një çmim të rëndë nesër

Paralajmërimi i presidentit Macron: Evropa është e vdekshme, i duhet mbrojtje më e fortë
17 Gusht, 2025

Presidenti francez Emmanuel Macron ka shprehur pesimizëm në lidhje me qëllimet e Rusisë përpara bisedimeve vendimtare në Uashington ditën e nesërme. "Më pyesni nëse...

Lexo më shumë

Rrezikoi mbytjen, policia kufitare shpëton pushuesen në Gjirin e Shën Janit

Rrezikoi mbytjen, policia kufitare shpëton pushuesen në Gjirin e Shën Janit
17 Gusht, 2025

Një pushuese në Gjirin e Shën Janit, u shpëtua ditën e sotme, 17 gusht 2025, nga Policia Kufitare e Vlorës,...

Lexo më shumë

Patos/ Përfshihet nga flakët një servis automjetesh

Patos/ Përfshihet nga flakët një servis automjetesh
17 Gusht, 2025

Një servis automjetesh është përshirë nga flakët e zjarrit pak momente më parë pranë vendit të quajtur “Kthesa e Patosit”....

Lexo më shumë

Zelensky: Çdokush është i bindur se kufijtë nuk ndryshohen me forcë!

“Putin bën lojëra të ndyra”/Zelensky: Po ushtroj trysni për këmbimin e të burgosurve
17 Gusht, 2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kaa reaguar lidhur me video-konferencën që zhvilloi me liderët europianë. Përmes një postimi në platformën X,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com