Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, në afërsi të fshatit Dushk.
Një furgon ka goditur një këmbësore e cila si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën. Viktima dyshohet se është endacake rreth 60 vjeçe.
Gruaja ka qenë duke kaluar autostradën mbi trafikndarësen e betonit dhe është përplasur nga furgoni. Shkak është bërë edhe errësira.
Drejtuesi i mjetit, një 30 vjeçar, është shoqëruar nga policia dhe po pyetet për rrethanat e ngjarjes.
Grupi hetimor ka nisur hetimet per zbardhjene shkaqeve të aksidentit.