Një aksident ndodhi në aksin rrugor Fier-Lushnje, në vendin e quajtur Vajkan. Në të u përfshi një furgon i policisë që përfundoi e përplasur me mbrojtësen metalike.
Gazetarja Anila Sefa raporton se furgoni i forcave “Shqiponja” u përplas pasi një makinë i preu rrugën. Për të shmangur përplasjen me mjetin, furgoni goditi barrierën metalike.
Burimet nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se nga ngjarja nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ndërkohë kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit./tvklan.al