Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fuqia e poshtërimit: pushteti, oligarkët, pronarët e mediave

2017/01/19 at 8:53 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A

Nga Baton Haxhiu


Edhe në Tiranë atmosferë betejash.

Jo si këndej me trena dhe njësi speciale, por me shkronja.

Disa përbetohen ta mbrojnë shtypin e lirë, gazetarët, e të tjerët – kundërshtarët e tyre – thonë se kështu e ka liberalizmi, tregu i lirë.

Dhe jo vetëm kaq. Akuza, madje është e formuluar shumë më gjithëpërfshirëse dhe ka këtë thelb: “Pushteti i personifikuar në Edi Ramën ka kërkuar nga bizneset që operojnë me media t’i largojnë gazetarët kritikë ndaj tij. Politika me ndihmën e oligarkëve po e mbytë shtypin e lirë”.

Sa qëndron kjo?

Në Shqipëri mediumet udhëhiqen nga ndërtuesit.

Nga oligarkët dhe pafuqia e pushtetit për të bërë ligje të drejta për informim.

Ç’kuptim ka që një medium sot në Shqipëri të ketë staf redakatues dhe kryeredaktor?

Ç’kuptim ka të ketë gazetarë që hulumtojnë gjërat?

Sipas kësaj logjike, ata shkruajnë ashtu siç ua kërkojnë shefat.

Natyrisht, ky ekspozim i poshtërsisë së oligarkëve është për të ardhur keq për faktin se ky sundim mbi profesionin e gazetarisë degjeneroi tej mase. Por, edhe gazetarët duke shërbyer kanë vendosur fëlliqësinë dhe fyerjet në vend të gazetarisë.

Ky lloj partizanizmi i sundimit të bossë-ve medialë në pamje të parë duket i guximshëm, por në të vërtetë thelb ka pamoralshmërinë.

Është aq shumë i pagdhendur dhe pa fije shprese që ai një ditë të kthehet në normalitet, sepse është pjesë e një dore njerëzish, ndoshta edhe të paaftë dhe të pafuqishëm, për të përdorur mediumin si formë normale komunikimi.

Mediumi duhet të përcaktohet se çka është e mirë për të: fuqia e fjalës apo pafuqia e poshtërsisë. Këtu është raporti i mediave me oligarkët dhe me profesionin.

Blendi Fevziu, njeriu që njeh më bukur se çdokush tjetër lojërat në prapaskenë, deklaroi se sipërmarrësit Henri Çili dhe Aleksandër Frangaj nuk i kanë marrë vendimet e përfolura këto ditë me ndonjë “urdhër të prerë” të kryeministrit shqiptar.

Këtë linjë arsyetimi e mban edhe vetë pronari i MAPO, Çili, kur në revistën e tij sqaron vendimin rreth largimi të Artur Zhejit dhe Alfred Lelës. Sipas Çilit, largimi paska të bëjë me dështimin në treg të mediave që ata drejtonin, pra, qenkan mungesa e leximit, audiencës, klikimit, tirazhit, që e kanë shtyrë atë t’i ndërpresë kontratat.

E vetmja fushë ku ai ka ushtruar ndikimin e tij qenka mbrojtja e idesë së tij liberale për më pak shtet, më shumë privatizim dhe liritë tjera që i përkojnë kësaj pakete ideologjike. Shtypi i lirë është po ashtu njëra nga domenet e filozofisë në fjalë.

Aleksandër Frangaj deri më tani nuk foli.

Nëse lexojmë Blendi Fevziun kur shkruan: “Shkullaku ndërtoi një media pro opozitës. Unë do preferoja që kjo media të kishte qenë më e ekuilibruar dhe më e paanshme, por padyshim, pozicioni pro opozitar, e nderon gazetarin shumë e shumë më tepër se sa pozicioni pro pushtetit..”, atëherë mbetet të kuptojmë se ky paska qenë konflikti kryesor ndërmjet pronarit dhe Shkullakut – që të pengojë drejtorin e një mediumi të vet që të mos i shërbejë opozitës apo pozitës, se megjithatë, në parim, media profesionale duhet të ketë paanshmërinë e jo shërbimin. Apo edhe këtu ka qenë në pyetje dështimi biznesor i projektit?

Nëse i analizojmë të gjitha palët veç e veç, atëherë do e kemi rëndë të gjejmë ndonjë anomali në sjelljen e politikës, oligarkëve, por më shumë në atë të gazetarëve që nuk kanë prodhuar gazetari dhe ato që i kanë premtuar.

Kjo do të ishte vetëm njëra pjesë e së vërtetës se çka ndodh në këto relacione ndërmjet politikës, mediave dhe oligarkëve në Shqipëri.

Mund të themi se në hapësirën mediale shqiptare ndihet më së shumti pasoja e dështimit të tranzicionit nga sistemi i vjetër në të riun.

Pasi nuk u bë ndonjëherë reformimi i mediave, ato nga njëpartizmi u çanë në dysh pa ndryshuar metodën dhe mendësinë e veprimit – duke ditur të trajtojnë temat shoqërore, politike vetëm nga perspektiva partiake e njërës prej tyre. Si formë raportimi, stil dhe gjuhë, ato u bënë replikat i gazetarisë që në kontinent konsiderohet më e pabesueshmja – asaj italiane.

Në Shqipëri, më keq se kudo tjetër, nuk ndodhi rehabilitimi gradual i mediave nga metoda «komuniste» e raportimit në atë që përputhet me parimet e demokracisë pluraliste, mendimit të lirë dhe mbështetjen e shtetit ligjor si ideal dhe praktikë.

Gjermanëve dhe austriakëve (1945-1964) iu deshën disa komisione ekspertësh dhe rregulla e ligje të reja për t’i stabilizuar masmediat. Po aq kohë (1964-1989) iu desh atyre që ta parandalojnë oligrakizimin përqendrues të mediave për të ruajtur pluralizmin dhe ofertën masmediale.

Me ligje dhe rregulla është sanksionuar puna e mediave në atë mënyrë që oligarkët e kanë të pamundur të dirigjojnë me stafet e caktuara të mediave për të fituar ndikim në politikë e lere më ta sabotojnë pozitën ose opozitën, apo duke fituar madje privilegje për të lobuar tek politika se kush bëhet drejtor apo ministër i ndonjë dikasteri, siç bëjnë oligarkët në Shqipëri e gjetiu në vendet pa sisteme të konsoliduara.

 

Fatkeqësisht, edhe Edi Rama që premtoi se do të veprojë në këtë drejtim nuk bëri gjë.

Ai as premtimin se do ta riformatojë televizionin publik ashtu siç është në botën gjermanofone, pra si shërbim publik pa dominim të politikës – nuk e mbajti.

Përkundrazi, vazhdon ta bëjë lojën si pararendësit e tij duke lënë xhunglën ashtu siç është për të përfituar prej saj aty ku mundet edhe vetë.

Edi Rama, Sali Berisha apo ndonjë tjetër nuk kanë nevojë t’i japin urdhër direkt ndonjë oligarku për ta shkarkuar Shkullakun, Lelën, Fevziun apo ndonjë tjetër.

Mjafton që oligarku vetë të besojë se ndonjëri prej tyre mund t’i shkaktojë pengesa për të fituar ndonjë licencë, tender apo ndonjë privilegj tjetër, dhe jo vetëm një – dy, por është në gjendje ta shkarkojë një divizion njerëzish.

Kjo ndodh edhe për shkak se politika (pozita dhe opozita) e kanë lejuar, favorizuar një “biznes” të tillë për shumë vite. Nga ana tjetër, edhe vetë gazetarët luajnë lolot ndërmjet politikës dhe bizneseve duke bërë party nëpër jahte, gala dhe ekskursione ekscentrike me oligarkë që i përdorin për një kohë edhe i djegin në fund si lecka – që nga çasti kur nuk iu vyejnë më, ngase i shohin si llaskucë për përdorime momentale dhe hiç më shumë.

Raste si këto do të vazhdojnë, do të përsëriten.

Shtypi i lirë mundësohet vetëm atëherë kur vdes ky sistem ekzistues i raporti media-politikë-biznese. Pra, ai nuk është ende – shtyp i lirë!

Sistemi i kalbur relacional ndërmjet politikës, oligarkëve dhe mediave e mundëson këtë orgji të këtyre segmenteve, të cilat nuk e kanë interesin as minimal për shtypin e lirë, zhvillimin dhe informimin e shoqërisë, por pasurimin, tenderët, licencat, famën e njëshave dhe pushtetin e shumëve të njërës apo tjetrës parti politike.

Me këtë sistem ligjor karshi mediave, me këtë pa-reformë (të qëllimshme), me këtë mendësi gazetarësh pa integritet dhe distancën e duhur ndaj oligarkëve, kjo gjendje do të zgjas edhe gjatë, shumë gjatë.

Brenda një kohe shumë të shkurtër, mediumet elektronike nacionale janë dëshmuar si perfekte në ndërtimin e burokracisë mediale, por njëkohësisht kane arritur ta dëmtojnë ndjeshëm profesionin e gazetarisë.

Kjo është humbje e etikës profesionale në emër të hakmarrjes personale.

Gazetaria e këtyre mediumeve ka qenë e mirë dhe objektive dhe aq e fuqishme sa është dashur të jesh shumë i pashije dhe i robëruar nga burokracia që t’i dëmtosh ato deri në këtë derexhe.

Vendimet e fundit në të gjitha mediumet elektronike kanë shënuar një thyerje drastike të rregullave elementare të fjalës publike dhe ky mund të jetë dëm i pakthyeshëm për të ardhmen. Ky është model i keq në profesionin e gazetarisë. Keqpërdorim i mediumit në shërbim të Oligarkisë.

Pronarët janë duke e tradhtuar të kaluarën profesionale.

Kanë shkelur dinjitetin profesional, duke ua vënë projekteve personale në dispozicion faqet e gazetave dhe ekranet e televizioneve.

Ato po përdoren brutalisht, duke i ofruar opinionit publik vetëm imazhe dhe regji politike, por duke harruar të transmetojnë atë që është misioni i synuar i gazetarisë: të vërtetën objektive.

Njeriu i gazetarisë mund të ketë qëndrim të hapur. Ndonjëherë mund të marrë edhe anë, sepse konsideron se kjo është në të mirë të së vërtetës dhe opinionit publik.

Situata që ndodhin në mediat më të fuqishme globale.

Por, normalisht, kjo bëhet për hir të besimit në parime, e jo për interesa të ngushta politike dhe oligarkike që arrin në interesa krejt familjare.

Mediumi nuk është ndërtesë.

Nuk është as restorant.

Është i të gjithëve.

Zamiri dhe të tjerët le të marrin shembull te Marsel Skendo se si nuk duhet të ndërhyhet në Medium.

Kurse Sandri dikur ka qenë i përkrahur nga të gjithë, për faktin se nuk ishte Marsel Skendo që kërkonte ndërrimin e konceptit sa herë që fliste me një politikan dhe i ndërronte mendjen.

Fevzo është i fundit që nuk guxon të preket.

Ai është i fundit që po lajmëron se do të ikë. Jo se e largojnë – sepse kjo nuk ndodh, por pasi nuk ndjehet ashtu si duhet të ndjehet një njeri që ka qenë pjesë e projektit.

Bushati iku

Shkullaku ka ikur edhe pse ka qëndruar, sepse kur nuk kënaqësi në vendimmarrje nuk je më pjesë e projektit. Të tjerët kurrë nuk do ta përjetojnë lirinë, por pameshiresine e pronarit. Kjo do të ndodh nëse gazetarët bëhen profesionistë e jo përjetues të poshtërimit pa qenë të zot të reagojnë.

Edhe unë kur jam larguar nga Koha Ditore nuk e kam bërë ikjen se deshi pronari.

Përkundrazi, më luti shumë që të rrija, por atmosfera u bë e padurueshme që të vazhdoja të isha pjesë e diçkaje që e përvetësoi vetëm ai.

Histori që përsëriten në mediat shqiptare.

 



Ju sugjerojmë

Merz shpall emrat e CDU-së në qeverinë e re gjermane
Bota

Vendosja e trupave gjermanë në Evropën Lindore, Merz:Të mbrojmë territorin e NATO-s!

22 Maj, 2025 4:51 pm
Irani: SHBA do mbajë përgjegjësinë nëse Izraeli sulmon objektet tona bërthamore
Bota

Irani: SHBA do mbajë përgjegjësinë nëse Izraeli sulmon objektet tona bërthamore

22 Maj, 2025 4:32 pm
Vrasja e Santiago Malkos, Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit për Blendi Tetën
Kronikë

Vrasja e Santiago Malkos, Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit për Blendi Tetën

22 Maj, 2025 4:30 pm
Rikthehen rrathët misteriozë në fusha, shpërthejnë konspiracionet mbi UFO-t
Life Style

Rikthehen rrathët misteriozë në fusha, shpërthejnë konspiracionet mbi UFO-t

22 Maj, 2025 4:25 pm
Ish-futbollisti i Premier League pranon se është trafikant droge
Sport

Ish-futbollisti i Premier League pranon se është trafikant droge

22 Maj, 2025 4:18 pm
Miratohet projektligji i madh i Trump për taksat dhe shpenzimet
Bota

Miratohet projektligji i madh i Trump për taksat dhe shpenzimet

22 Maj, 2025 4:05 pm
Shqipëria investon 600 mijë euro për zhvillimin e parqeve eko-industriale
Aktualitet

Shqipëria investon 600 mijë euro për zhvillimin e parqeve eko-industriale

22 Maj, 2025 4:02 pm
Liderët e “vegjël” në Tiranë, Erdogan: Interesante, ndiqni shembullin e Shqipërisë
Bota

Liderët e “vegjël” në Tiranë, Erdogan: Interesante, ndiqni shembullin e Shqipërisë

22 Maj, 2025 3:47 pm
Lushnje, fermerët të kënaqur nga çmimi i pjeshkëve / Shumica e prodhimit për eksport
Aktualitet

Lushnje, fermerët të kënaqur nga çmimi i pjeshkëve / Shumica e prodhimit për eksport

22 Maj, 2025 3:29 pm
“Je i tmerrshëm”/E pyeti për avionin nga Katari, Trump-gazetarit: Idiot, dil që këtu
Bota

“Je i tmerrshëm”/E pyeti për avionin nga Katari, Trump-gazetarit: Idiot, dil që këtu

22 Maj, 2025 3:20 pm
Para
Elifi mrekullon me elegancën në mbrëmjen gala të yjeve botëror

Elifi mrekullon me elegancën në mbrëmjen gala të yjeve botëror

Vuçiç: Shqiptarët duan luftë, e keni dëgjuar se çfarë ka thënë Rama?

Vuçiç: Shqiptarët duan luftë, e keni dëgjuar se çfarë ka thënë Rama?

SKANDAL/ Ja masazhatoret e Tiranës, që ofrojnë seks!

SKANDAL/ Ja masazhatoret e Tiranës, që ofrojnë seks!
















TE FUNDIT

Vendosja e trupave gjermanë në Evropën Lindore, Merz:Të mbrojmë territorin e NATO-s!

Merz shpall emrat e CDU-së në qeverinë e re gjermane
22 Maj, 2025

Gjermania dhe partnerët e saj “janë të vendosur të mbrojnë territorin e NATO-s kundër çdo agresioni”, theksoi kancelari Friedrich Merz...

Lexo më shumë

Irani: SHBA do mbajë përgjegjësinë nëse Izraeli sulmon objektet tona bërthamore

Irani: SHBA do mbajë përgjegjësinë nëse Izraeli sulmon objektet tona bërthamore
22 Maj, 2025

Shtetet e Bashkuara do të mbajnë përgjegjësi ligjore në rast se Izraeli kryen sulm ndaj objekteve bërthamore të Iranit, ka...

Lexo më shumë

Vrasja e Santiago Malkos, Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit për Blendi Tetën

Vrasja e Santiago Malkos, Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit për Blendi Tetën
22 Maj, 2025

Gjykata e Lartë vendosi të prishë dënimin me 25 vite burg për Blendi Tetën, i dënuar për vrasjen e ish-policit,...

Lexo më shumë

Rikthehen rrathët misteriozë në fusha, shpërthejnë konspiracionet mbi UFO-t

Rikthehen rrathët misteriozë në fusha, shpërthejnë konspiracionet mbi UFO-t
22 Maj, 2025

Rrathë misterioze në fusha janë zbuluar sërish në Wiltshire, një nga zonat më të njohura në botë për fenomenet e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com