Vijon implementimi i veçorive të reja në Instagram ndërsa ditën e sotme rrjeti social i fotografive shtoi një funksion nëpërmjet të cilit mund të ruani foto apo video interesante që keni hasur gjatë shfletimit.
Kjo do të jetë padyshim e dobishme sidomos për ata të cilët kanë nevojë për një referencë për lexim të mëvonshëm të përmbajtjeve, por nuk mund të kujtojnë se kush e ka publikuar.
Sapo të hapni aplikacionin në foton e parë që ju shfaqet do të vëreni një ikonë “Bookmark” e cila do të jetë pjesë e çdo postimi. Askush tjetër përveç jush nuk mund ti shohë ato foto apo video që keni ruajtur.
Mundësia për të ruajtur postimet të Instagram duket një veçori e marrë borxh këtë herë nga Pinterest dhe jo Snapchat siç ka bërë Facebok kohët e fundit.
Veçoria është e disponueshme në versionin 10.2 të aplikacionit Instagram në Android dhe iOS. (PCWorld Albanian)