Bota

Funerali i Mbretëreshës Elizabeth II, Princi George dhe Princesha Charlotte marrin pjesë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:30 - 19/09/22 |
Opi Nion

Princi George, 9 vjeç dhe motra e tij, Princesha Charlotte, 7 vjeç, do të jenë në mesin e 2000  personave që do të marrin pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II.

Dy fëmijët bashkë me familjen mbretërore, do të ndjekin arkivolin e stërgjyshes së tyre teksa hyn në Westminster Abbey – kisha e shekullit të 13-të ku do të mbahet funerali shtetëror.

George dhe Charlotte do të ecin pas prindërve të tyre William dhe Kate, Princi dhe Princesha e Uellsit. Pas tyre do të jetë Harry dhe Meghan, Duka dhe Dukesha e Sussex.

Mbreti Charles III dhe Camilla, bashkëshortja e Mbretëreshës, do të udhëheqin procesionin.

Vëllai më i vogël i George dhe Charlotte, Louis, 4 vjeç, nuk pritet të marrë pjesë.

Pas