Aktualitet

Funerali i Mbretëreshës Elizabeth II, Londra ‘e blinduar’, siguria në nivelet më të larta



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:48 - 19/09/22 |
Opi Nion

Ka nisur në Londër ceremonia për përcjelljen në banesën e fundit të Mbretëreshës Elizabeth II.

Rreth 2 mijë të ftuar, duke përfshirë disa qindra presidentë, krerë shtetesh dhe monarkë, po marrin pjesë në funeralin e Mbretëreshës në Westminster Abbey.

Presidenti amerikan Joe Biden, perandori i Japonisë Naruhito dhe presidenti francez Emmanuel Macron janë ndër personalitetet që marrin pjesë në këtë ngjarje historike.

Ndërkohë më shumë se 10,000 policë janë në detyrë ditën e sotme. Qindra vullnetarë dhe anëtarë të forcave të armatosura po ashtu do të jenë në gatishmëri.

Arkivoli me trupin e pajetë të monarkes fillimisht do të dërgohet në Kishën e Uestministerit, ku do të mbahet një shërbesë fetar në të cilin do të marrin pjesë mijëra persona, më pas në Kështjellën Uindsor për një shërbim më privat. Në fund, Mbretëresha Elizabeth II do të varroset në një ceremoni private në faltoren e Shën Xhorxhit, pranë burrit të saj të ndjerë, Princit Philip.

Mbretëresha Elizabeth II vdiq më 8 shtator në moshën 96-vjeçare në Kështjellën Balmoral të Skocisë. Ajo mbretëroi për 70 vjet – më shumë se çdo monark tjetër i Mbretërisë së Bashkuar.

Pas