Kronikë

Fundoset makina në rezervuarin e Çekrezës, policia dhe polumbarët në vendngjarje



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:36 - 17/06/22 |
Opi Nion

Një automjet është fundosur mëngjesin e sotëm në “Rezervuarin e Çekrezës”. Sipas policisë ka qenë roja i sigurisë që ka njoftuar se kishte konstatuar një automjet të fundosur brenda këtij rezervuari.

Shërbimet e Policisë të zjarrfikëses dhe edhe polumbarët e Reneas janë nisur drejt vendngjarjes për të bërë të mundur nxjerrjen e automjetit nga rezervuari.

“Më datë 17.06.2022, rreth orës 07:20, jemi njoftuar nga roja i sigurisë së rezervuarit në vendin e quajtur “Rezervuari i Çekrezës”, se kishte konstatuar një automjet të fundosur brenda këtij rezervuari.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje së bashku me shërbimet zjarrfikëse.
Njëkohësisht drejt vendngjarjes janë nisur edhe polumbarët e Reneas, për të bërë të mundur nxjerrjen e automjetit nga rezervuari”-njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Opinion.al

Pas