Aktualitet

Fundjava me temperaturat deri në 40 gradë celcius



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:48 - 16/07/22 |
Opi Nion

Edhe gjatë kësaj fundjave i nxehti afrikan mbetet prezent në Shqipëri, duke sjellë temperatura të larta, deri në 40 gradë celcius. Maksimumet e temperaturave shënohen në Elbasan dhe Berat, por termometri shënon 39 gradë celcius edhe në Shkodër apo Gjirokastër.

Tirana gjithashtu mbetet një tjetër qark i nxehtë. Teksa në Kukës temperatura arrin deri në 38 gradë, një ndryshim pritet të dielën, kur parashikohet të ketë reshje të pakta shiu në veri dhe verilindje.

Pjesa më e madhe e Shqipërisë mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare, me temperaturat që luhaten nga 15 gradë në mëngjes, në zonat malore dhe termometri do të shënojë 40 gradë celcius të dielën dhe të hënën në mesditë.

Pas