TIRANË- Shefi i kuzhinës, Fundim Gjipali, thotë se në krjimtarinë e tij në kuzhinë është frymëzuar shumë nga ajo çka ka shijuar vetë kur ka qenë fëmijë. I kthehem gjithnjë “rrënjëve”, thotë ai, duke shtuar se ka krijuar “kosin me vezë” që në fakt është krejt tjetër nga pjata e njohur shqiptare por është frymëzuar prej saj.