Një 7 vjeçar në Sarandë ka mbetur i plagpsur pasi është përplasur paraditen e sotme nga një automjet i tipit Fugon.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1 të Sarandës, kur 25 vjeçari drejtues i automjetit me iniciale A.N., banues në Sarandë ka goditur të miturin V.Sh, banues në Sarandë.
Fëmija mësohet se ka marr plagë të rënda për këtë është nisur me urgjencë me Helikopter drejt Tiranës, për mjekim të specializuar.
Shërbimet e qarkullimit rrugor kanë shoqëruar drejtuesin e mjetin për sqarimin e rrethanave të aksidentit.